Këto foto janë shkrepur në plazhin e famshëm të St.Tropez në Francë. Frika e terrorizmit është ngulitur thellë në mendjet e francezëve dhe dhjetra ushtarakë të armatosur patrullojnë plazhet. E njëjta situatë është thuajse në gjithë rivierën franceze, shkruan tema. Sulmet e shpeshta që kanë ndodhur përgjatë 18 muajve të fundit kanë tronditur thellë vendin duke rritur vigjilencën në maksimum.