Qyteti i Barcelonës ka shtuar numrin e patrullave të policisë në rrugët dhe vendet turistike, por edhe në ngjarjet e rëndësishme sportive dhe kulturore, pas sulmeve të fundit terroriste në Katalonia, njoftuan sot zyrtarët.
“Tashmë kemi praninë e policisë te kisha Sagrada Familia dhe masat e sigurisë janë në fuqi”, deklaroi ministri për Çështje të brendshme në qeverinë rajonale të Katalonisë, Joaqim Forn, në konferencën për media./a.m.