• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frika nga sulmet terroriste, kulla Eifel rrethohet me xhama antiplumb

by A R
09/02/2017 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si pjesë e masave për të luftuar terrorizmin, simboli i Parisit dhe Francës, Kulla Eiffel, së shpejti do të jetë e rrethuar me një mur xhami, të lartë dhe të padepërtueshëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për ndërtesën, e cila, gjatë vitit, vizitohet mesatarisht nga rreth 7 milionë njerëz.

E autoritetet duan që për ata të krijojnë masa të reja për të mbrojtur turistët kundër kërcënimeve të mundshme terroriste.

Gjatë vitit të kaluar, gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, Kulla Eiffel dhe oborri i saj qenë rrethuar nga një gardh mbrojtës, të cilin kompania që e menaxhon kompleksin vendosi ta mbante për një kohë të pacaktuar.

Kreu i kompanisë, Bernard Gaudillère, për “Le Parisien”, ka thënë se gardhi së shpejti do të hiqet, dhe do të vendosen masa të reja të sigurisë.

“Kulla Eiffel dhe oborri rreth saj do të jenë të rrethuara me mur antiplumb xhami. Muri do të përfundojë deri në vjeshtë të këtij viti. Ai do të jetë i lartë dy metra e gjysmë, dhe kjo është një masë e mbrojtjes kundër terrorizmit. Do të mbetet vetëm një hyrje në oborr”, ka treguar Gaudillère.

Sipas autoriteteve, kemi të bëjmë me një projekt me vlerë 20 milionë dollarë, i cili me siguri do të sjellë një numër ndryshimesh në qendrën turistike të Parisit./a.m.

Next Post
Ministria e Drejtësisë publikon kronologjinë e veprimeve për rastin Balili: Vepruam shpejtë!

Kërcënimi i prokurorit, Ministria e Drejtësisë: Përshëndesim arrestimin e autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com