• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frika nga reforma në drejtësi, shembulli i Rumanisë

by A R
07/04/2018 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa politikanë rumunë, që janë të akuzuar për korrupsionin e kërkojnë shpëtimin jashtë, në vende ku ekstradimi është shumë i vështirë. Një model që po përhapet.

Rasti më i njohur në Rumani është ai i Sebastian Ghitas, 40 vjeç, i njohur si “Enfant terrible”- gjeni i industrisë informatike në Rumani.

Në dhjetorin e vitit 2016 ai u largua nga Bukureshti, pak orë përpara se të dilte urdhërarresti për të.

Ditën e arratisë ai kishte marrë pjesë në një festë krishtlindjesh të Shërbimit të Brendshëm Informativ Rumun, SRI, bashkë me politikanë të nivelit të lartë e njerëz të drejtësisë e policisë.

Arrest shtëpiak në vendin fqinj

Kundër Ghitas zhvillohen hetime për korrupsion, larje parash, shantazh. Pas largimit, autoritetet rumune e kërkuan atë me urdhërarresti ndërkombëtar. Në prill të vitit të kaluar Sebastian Ghitta u arrestua në Beograd.

Me një emër të tjetër dhe pasaportë sllovene dukej se ai ndjehej i sigurtë në kryeqytetin serb. Pas gjashtë javësh paraburgim, autoritetet serbe e liruan atë kundrejt një garancie prej 200.000 eurosh.

Serbia dhe Rumania nuk kanë marrëveshje ekstradimi. Para ekstradimit të mundshëm, drejtësia serbe do të vendosë njëherë për hyrjen ilegale në Serbi, një procedurë që duket se do të marrë shumë kohë.

Pasuri dhe politikë

Pasuria e ish-deputetit llogaritet në 100 milionë euro. Pjesa më e madhe e fituar nga pajisja e institucioneve shtetërore me teknologji kompjuterike.

Karriera e 23 vjeçari filloi në provincë, në qytetin jugor rumun, Ploiesti, po me probleme me drejtësinë për pazare të dyshimta. Më pas ai vazhdoi e u ngjit në karriernë e oligarkut kombëtar. Ngjitja erdhi përmes afrimit me partinë socialdemokrate, PSD.

Miqësia me kreun e PSD-së dhe kryeministrin e mëvonshëm, Victor Ponta i siguroi atij kontrata të majme të teknologjisë kompjuterike.

Prokuroria rumune shpreh dyshime se Ghitta në pranverën e vitit 2012 ka financuar daljen publike të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair në një miting zgjedhor të PSD-së në Bukuresht.

Si shpërblim ai zuri një vend të mirë në listën partiake për të siguruar karrierën politike edhe në parlamentin rumun. Sfondi:

Si deputet ai gëzonte imunitetin parlamentar. Një imunitet, për të cilin Ghitta ka pasur shumë nevojë, po të kujtosh disa procese të hapura kundër tij.

Sipas drejtësisë rumune proceset kundër tij për shkak të hyrjes edhe në parlament duhet të rihapeshin nga një instancë më e lartë.

Por megjithë problemet me drejtësinë, Ghitta zgjidhet në vitin 2012 sekretar i komisionit parlamentar të kontrollit për shërbimet informative.

Sërish Beogradi

Në dhjetor 2016 Ghita nuk arrin dot të zgjidhet deputet. Autoriteti antikorrupsion DANN kishte zbuluar parregullsi.

Një firmë e kontrolluar nga Ghitta kishte siguruar një porosi milionëshe për sigurimin e kufijve serbë.

Kreu i qeverisë së Beogradit ishte presidenti i sotëm, Aleksandar Vuçiç. Po ai president që para pak javësh mikun e tij dhe ish-kryeministrin rumun, Ponta e bëri konsulent personal duke i dhuruar edhe shtetësinë serbe.

Po ashtu si Ghita edhe Ponta është i përfshirë në disa afera korruptive. Ende Ponta qëndron në Rumani, një vend nga ku nuk janë larguar vetëm politikanë të nivelit të lartë nga frika e drejtësisë. Edhe ish-ministrja Elena Udrea është arratisur në Kosta Rika.

Një detaj interesant: Bashkë me të edhe një ish-prokurore rumune ka gjetur vend në Kosta-Rika.

Radu Mazare, ish-kryebashkiaku i qytetit port në Detin e Zi, Konstanta, i dënuar për korrupsion dhe larje parash është tërhequr si „investitor” në Madagaskar.

Të gjithë këta persona që janë larguar pa frymë nga Rumania kanë një të përbashkët: Ata kanë pasur akses në fondet publike.

Por të kthehemi tek rasti i Ghitas. Përmes televizionit të tij ai bombardon me „zbulime” dhe sulmon rregullisht institucionet që hetojnë kundër tij nga ekzili beogradas.

Vëzhguesit nuk e përjashtojnë një zhvillim të ri: Ghitta mund të jetë një eksperiment për Pontan.

Nëse drejtësia beogradase mund të mbrojë Ghittan nga drejtësia rumune, mund të ishte e lehtë edhe për Pontan të presë një vendim të mundshëm të drejtësisë nga ana tjetër e Danubit./DW/a.m.

Next Post
VIDEO tronditëse, a është kjo anije kozmike e alienëve?

VIDEO tronditëse, a është kjo anije kozmike e alienëve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

November 12, 2026
Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

November 12, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Ndërprerje në rrjetin satelitor të Musk, Zelensky: Pasoja të drejtpërdrejta në fushëbetejë

November 12, 2026
Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

November 12, 2026
Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In