• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frika nga Omicron/ Greqia masa të reja për të frenuar variantin e ri. Ja kufizimet që fillojnë nga 3 janari dhe do të zgjasin…

by Java News
27/12/2021 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia njoftoi të hënën për masa të reja që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit, përfshirë edhe përhapjen e variantit Omicron.

Masat, që do të jenë në fuqi nga 3 deri më 16 janar, kryesisht kanë për cak objektet argëtuese të natës.

Më 27 dhjetor, Greqia regjistroi 9,284 raste të reja dhe 66 viktima, tha Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet greke thanë se masat e reja përfshijnë mbajtjen e maskave nëpër dyqane ushqimore, në transportin publik dhe në sektorin e gastronomisë.

Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë. Po ashtu, vetëm gjashtë persona do të mund të ulen në një tavolinë të njëjtë në bare e restorante.

“Nëse këto masa nuk respektohen, ne do ta ndalojmë muzikën (në sektorin e gastronomisë)”, tha ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris gjatë një konference për media.

Po ashtu, Qeveria greke do të lejojë që ngjarjet sportive të mbahen nën rregulla të reja, duke lejuar vetëm deri në 1,000 persona të ndjekin nga afër ngjarjet e ndryshme sportive.

Ndërkaq, qytetarët që vizitojnë familjarët apo miqtë e tyre në shtëpitë e kujdesit do të lejohen ta bëjnë një gjë të tillë, për aq kohë sa paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë.

Autoritetet greke veçse kishin ashpërsuar masat javën e kaluar, duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente të hapura dhe duke ndaluar organizimet për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

“Po hyjmë në periudhën e përhapjes së variantit Omicron në Greqi”, tha ministri Plevris.

Ndërkaq në zonën e kryeqytetit grek, Athinës, Qeveria planifikon që të kërkojë nga spitalet private që t’u ndihmojnë atyre publike, nëse ka mbingarkesë me pacientë me koronavirus.

Në Greqi veçse ka disa kufizime edhe sa i përket personave të pavaksinuar, të cilët nuk mund të marrin pjesë në ngjarje që mbahen në ambiente të hapura dhe mbyllura.

Ekspertët shëndetësorë thonë se Omicroni është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake të koronavirusit, por dy studime kanë gjetur se ky variant ka gjasa të shkaktojë sëmundje më të lehtë krahasuar me variantin Delta./REL

g.kosovari

Next Post
Lexuesit e BBC s’kanë dyshime/ Zgjedhin Armando Brojën si më të mirin e Sauthempton

Lexuesit e BBC s'kanë dyshime/ Zgjedhin Armando Brojën si më të mirin e Sauthempton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Do të jem president vetëm për disa javë

Vuçiç: Do të jem president vetëm për disa javë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Turizmi në Shëngjin shënon rritje, Rama: Resortet me 5 yje, jo vetëm domosdoshmëri ekonomike po edhe gjeostrategjike

June 27, 2026
Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

June 27, 2026
Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

June 27, 2026
Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

June 27, 2026
Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In