• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frika nga një luftë e padëshiruar

by A R
21/05/2019 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht.

Atmosfera është aq e ndezur, saqë mjafton një shkëndijë që të shpërtheje një luftë e re në Lindjen e Afërt. Të dielën presidenti amerikan përmes twitterit e kërcënoi Iranin me shkatërrim. Pak orë më parë të panjohur kishin hedhur një raketë katjusha në zonën shumë të siguruar e të njohur si “zona e gjelbër” në Bagdad. Askush nuk u lëndua.

Megjithëse nuk dihej, kush e kreu këtë akt e cili ishte qëllimi i raketës, presidenti Trump e ashpërsoi edhe më shumë retorikën. “Nëse Irani do të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit. Mos e kërcënoni kurrë më SHBA.”

Sarif hedh poshtë kërcënimin e Trumpit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamed Dzhavad Sarif e hodhi poshtë kërcënimin e Trumpit. Po përmes twitterit ai u shpreh të hënën, se aludimet e Trumpit për “gjenocid” dhe “përbuzjet” nuk do të thonë “fund i Iranit”. Sarif akuzoi këshilltarin e sigurisë të presidentit amerikan, John Bolton se së bashku me princin trashëgimtar, Mohamed bin Salman dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, duan ta fusin SHBA në luftë me Iranin.

Mohammad Javad Zarif iranischer Außenminister (Reuters/C. Allegri)

Ministri i Jashtëm iranian, Mohamed Sarif

“Situata është tejet e tensionuar. Dhe mund ta mendoj shumë mirë, se kjo është kuptuar tek të gjitha qarqet e pushtetit”, thotë në një bisedë telefonike me DW, Fatemeh Govaraie nga Teherani, anëtare e Këshillit të aktivistëve fetarë-nacionalistë të Iranit. “Marrëdhënia mes Iranit dhe SHBA është e tensionuar prej 40 vitesh. Por tani në pushtet në SHBA është një president, veprimet e të cilit janë të paparashikueshme. Probabiliteti që Irani ta provokojë SHBA në këtë situatë nuk është shumë i madh.”

Askush në Iran nuk do luftë

Irani i ka mundësitë t’i hapë telashe si SHBA ashtu edhe aleatëve në Lindjen e Afërt. Në Irak për shembull janë aktivë shumë milicë shiitë, që kontrollohen nga gardat e revolucionit të Iranit. Nga ana tjetër Govareie është e sigurtë. “Askush tani në Teheran nuk e do një luftë me SHBA.” “Ne nuk e dimë, se çfarë flitet pas dyerve të mbyllura, por gjuha zyrtare është e qartë.”

Edhe Husein Salami, kreu i gardave të revolucionit deklaroi, se Irani nuk synon një luftë në rajon. Në të njëjtën kohë ai përdori tone luftarake. “Dallimi mes atyre (SHBA) dhe neve është, se ata kanë frikë nga një luftë dhe nuk e kanë vullnetin për këtë”, deklaroi gjeneral Salami për agjencinë Fars.

Deklarata e tij erdhi pasi rebelët Huthi në Jemen, që mbështeten nga gardat e revolucionit në Iran deklaruan, se kishin sulmuar me drone disa vende transportimi të naftës në Arabinë Saudite. Në të shkuarën, rebelët Huthi kanë sulmuar disa herë mbretërinë saudite, me gjasë me raketa iraniane- E paqartë është, nëse ata kanë vepruar me porosi të Iranit. Ajo që është e qartë për të gjithë është, se çdo incident në Gjirin Persik mes Arabisë Saudite dhe Iranit rrezikon të shkallëzojë më tej konfliktin.

 Arpad Soltesz | slowakischer Journalist (Tasnim)

Husein Salami

Krizë pa rrugëdalje?

Ministri i Jashtëm i Iranit, Sarif akuzon disa vende në rajon, se kanë interes për luftë. Kurse qëndrimin e qeverisë në Uashington, para katër ditësh gjatë një vizite në Tokio ai e përshkroi si “të papranueshme.” Sipas tij, vendi i tij ndjehet ende i lidhur me marrëveshjen atomike dhe ushtron “vetëpërmbajtje maksimale”.

Në bisedë me Deutsche Wellen, Abas Abadi, ish-okupues i ambasadës amerikane, më vonë kritik i regjimit, nga Teherani thotë, se “ajo që e keqëson situatën është prania e njerëzve si John Bolton, që prej vitesh e kërkojnë një luftë me Iranin.” Për të nuk ka rrugëdalje nga kriza. “Në këto kushte nuk ka kuptim të negociosh me SHBA. Nuk ka ndonjë temë për dialog. Presidenti Trump kërkon të negociojë me Iranin për një marrëveshje, që u nënshkrua nga bashkësia ndërkombëtare. Por pa pjesëmarrjen e partnerëve të tjerë të marrëveshjes, të ashtuquajturit 5+1 Irani dhe SHBA nuk do të gjejnë ndonjë zgjidhje. Dhe rreziku i një lufte të re rritet.”/DW

Next Post
Pse Bashën e shqetëson më shumë Ibsen Elezi se Eduard Selami

Për opozitën tonë të pluralizmit, që dashuron monizmin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In