• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Frika nga kontrollet, dyqanet e lagjeve nisin të japin masivisht fatura tatimore

by
20/08/2015 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frika nga kontrollet, dyqanet e lagjeve nisin të japin masivisht fatura tatimore

 

Ora 8.30 e mbrëmjes.

Pas një blerjeje prej vetëm 150 lekë, në një nga dyqanet e lagjes në Komunën e Parisit, shitësja nxiton te kasa për të shtypur faturën tatimore, të cilën ta jep me një frymë.

Një veprim ky, që nuk e kishte bërë ndonjëherë, ashtu si pjesa më e madhe e dyqaneve të lagjeve, madje dhe e supermarketeve “të fshehura” në shumë zona të Tiranës, që ndonjëherë të japin edhe fatura të shkruara me shkrim dore, sa për të qenë “transparent” me çmimet me klientin.

E pyetur se pse po jep faturë, shitësja nuk e mohoi që është e “trembur” nga deklaratat e fundit dhe nuk ia mbante të mos e jepte, teksa nxitoi të justifikohej se dhe më parë, gjithsesi ata i deklaronin të gjitha, edhe pse nuk jepnin fatura.

Intensiteti i dhënies së faturave është shtuar së fundmi, pasi qeveria i ka shpallur luftë informalitetit. 500 tatimorë, të rekruruar për një periudhë kohore të shkurtër kanë qenë në terren gjatë gushtit, duke verifikuar në çdo lagje bizneset e regjistruara apo jo, duke fotografuar bizneset e palicencuara dhe duke matur përdorimin e faturave tatimore. Nisur dhe nga këto gjetje, qeveria pritet të nisë një aksion masiv kundër informalitetit në shtator, me masat konkrete që pritet të bëhen publike nga kryeministri Rama.

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi dje se se “Rreth 1/3 e bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare në territorin e vendit tonë ose nuk janë fare të regjistruar, ose nuk kanë fare kasa fiskale, ose kasat fiskale ekzistojnë si orendi pa vlerë që nuk përdoren; në shkelje të rëndë të drejtpërdrejtë të ligjit po se po, po edhe në vjedhje të hapur të qytetarit dhe konsumatorit. Ndërsa në total, mbi 50% e bizneseve pothuajse nuk japin asnjë kupon, duke qenë haptazi në kundravajtje të plotë ligjore dhe padiskutim, në shkelje të plotë të çdo norme etike në raport me konsumatorët.”

Distributorët e kasave pohojnë se ka pasur një kërkesë të shtuar ndjeshëm për kasa fiskale muajin e fundit, ndërsa në QKR është shtuar radha e bizneseve, sidomos atyre ambulante që duan të regjistrohen, me përfaqësuesit e firmave që po rrinë edhe dy javë në radhë për të marrë një NIPT, të cilët mbarojnë shpejt për shkak të kërkesës së lartë.

Ekspertët kanë dyshime nëse përqendrimi i madh i vëmendjes te bizneset e vogla do të gjenerojë një bum të ardhurash në buxhet. Edhe në të kaluarën FMN ka vlerësuar që kosto tatimore e kontrolleve mbi bizneset e vogla është më e lartë se të ardhurat që gjenerohen prej tyre, çka bëri që sipërmarrjet e vogla të mos ishin shumë në vëmendjen e tatimorëve. Të ardhurat nga tatim fitimi i thjeshtuar zënë me pak se 2% të totalit të të ardhurave në buxhet.

Megjithatë, këputja e zinxhirit të faturimit te kompanitë e vogla ka qenë gjithnjë një problem për sipërmarrjet e mëdha. Këto të fundit ankoheshin se dyqanet apo biznese të tjera nuk u merrnin faturë pasi nuk donin të klasifikoheshin si biznes i madh.

Monitor

Next Post

Itali, arrestohen 2 shqiptarë me 15 kg drogë në banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In