• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frika e Berishës nga bashkimi i demokratëve kundër tij

by Mero Baze
04/03/2023 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ashtu siç pritej, Berisha po e përdor vendimin e Gjykatës për të radikalizuar përçarjen brenda Partisë Demokratike dhe për ta nënshtruar opozitën të jetë ose me atë, ose të mos ekzistojë. Edhe pse i çoroditur dhe pa asnjë substancë për vendimet që paralajmëron se do të marrë, ai është i qartë vetëm në një gjë, që pas kësaj, Lulzim Basha do të jetë dhe më shumë armik i tij dhe mbështetësve të tij.

E gjithë retorika e tij në këto 24 orë pas vendimit, është vetëm urrejtje ndaj Lulzim Bashës, ambasadores amerikane dhe sa për alibi, edhe ndaj Edi Ramës.

E gjithë kjo bëhet që ai të frenojë retorikën e kundërshtarëve të tij në Partinë Demokratike, të cilët pas vendimit të Gjykatës kanë folur vetëm për bashkim dhe afrim të palëve, madje dhe për listë kandidatësh të përbashkët.

Duke qenë një moment delikat për të dhe mbështetësit e tij, Berisha po shkumëzon flakë nga goja pikërisht nga frika se mos dikush nga kandidatët e primareve shkon e regjistrohet me Lulzim Bashën, duke dhënë mesazhe pajtimi.

Është pikërisht ky moment që dëshmon më së miri se Sali Berisha është përçarësi i PD dhe shumë i interesuar që PD të mos bashkohet kurrë. Atij i mjafton dhe një çetë e vogël budallenjsh pas vetes, mjafton që të duket se është kryetar i tyre.

Tani në fakt nuk ka rëndësi më se çfarë do të bëjë Berisha. Atë opsionin që i hedh në gjyq në Paris e ka gjithmonë gati.

Edhe në këto zgjedhje ai ka objektiv të mundë prapë Lulzim Bashën. Nuk di se si do rregjistrohet me Ilir Metën apo vetëm, por prapë objektivi është të mundë armiqtë e brendshëm.

Dhe kjo do të zgjasë gjithë jetën e tij politike dhe fizike, pasi ai nuk ka më as fuqi dhe as mundësi të jetë konkurrent për pushtet në Shqipëri. Ai është vetëm konkurrent për pushtet në PD.

Për këtë arsye gjuha e tij përçarëse duhet injoruar dhe Partia Demokratike duhet t’u bëjë oferta personale kandidatëve të primareve që mendojnë se vlejnë dhe nuk janë nën influencën e Berishës, që të kandidojnë me ta.

Po ashtu nuk do të ishte keq që PD të shikonte mundësinë e një koalicioni të gjerë me çdo parti të vogël opozitare, e cila do të ishte një shenjë e bashkimit të opozitës, përkundër luftës përçarëse të Berishës.

Berisha nuk është opsion për të ardhur në pushtet. Ai është opsion lufte kundër SHBA, kundër Lulim Bashës, kundër PD, dhe po i doli kohë dhe kundër Edi Ramës. Partia Demokratike por dhe vet mbështetësit e tij në Foltore, kanë dalë në rrugë për të ardhur në pushtet, jo për të shkuar pas Sali Berishës.

Sali Berisha e ka të gjatë listën e halleve që duhet të zgjidhë personalisht. Duke qenë person “non grata” i dy prej vendeve më të mëdha të Perëndimit, SHBA dhe Britanisë së Madhe, duke pasur nëpër këmbë faktet e reja që po i dalin nga audio përgjimet për urdhra vrasjesh më 21 janar, duke pasur nëpër këmb gjyqin e djalit për Gërdecin, dhe natyrisht duke pritur një izolim të ri nga Bashkimi Evropian, ai është i frikësuar se mos opozita bashkohet dhe vendos të ecë përpara pa atë.

Frika e tij e vetme dhe makthi i tij më i madh është bashkimi i opozitës pas këtyre zhvillimeve, ndaj tani e tutje të gjitha energjitë e tij janë se si të mbajë opozitën të përçarë. Ndaj opozita shqiptare nuk duhet të lidhë fatin e vet me hallet e një njeriu, që i ka marrë çfarë ka dashur këtij vendi, dhe tani kërkon t’i marrë dhe shpirtin PD, që të mos ta gëzojë askush tjetër pas tij.

Next Post
Veliaj takim me strukturat e PS në Kamzë: PS është familja juaj, opozita e sheh Kamzën si depozitë për interesat e tyre

Veliaj takim me strukturat e PS në Kamzë: PS është familja juaj, opozita e sheh Kamzën si depozitë për interesat e tyre

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Sali Berisha, e ka marrë rrugën e …….Reçit bashkë me të tijtë bio…..
    Pyetja shtrohet; – kush e ka rradhën ? – si tek rradha e berberit në vakt të hazreti Verukut dikur….
    Sa për PD-në, ajo po korr atë që ka mbjellë. Pisllëk, dhunë dhe hordhëk mbolli, kusuri po i bie mbi kokë. Ndaç Saliu, apo ndaç Luli. I pari, Saliu është qenef, i dyti Luli, është halè. Të dy janë zgjatim injeri tjetrit. Janë i njejti gjarpër, por me dy koka. Janë të dy këlyshë kuçedre.
    Kokat hëngshin të dy.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

February 13, 2026
Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

February 13, 2026
Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

February 13, 2026
Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

February 13, 2026
Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

February 13, 2026
Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

February 13, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In