• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frenohen çmimet e banesave/ Ekspertët: Të ndryshohet metodologjia e përpunimit të të dhënave. Në vitet e ardhshme, tregu do jetë më stabël

by Java News
03/05/2024 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu i pasurive të paluajtshme është stabilizuar. Në bazë të një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, çmimet kanë pësuar rënie, si në rang vendi ashtu edhe për kryeqytetin. Sipas indeksit Fisher, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është ulur me 7.6 për qind në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit 2023.

Reinaldo Pipiria, drejtor ekzekutiv i NAREA, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj dhe eksperti për pasuritë e paluajtshme Dritan Ballgjini theksuan në emisionin “Sheshi i Dollarit” nevojën e ndryshimit të përpunimit të metodologjisë së të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Nunaj tha se në vitet e ardhshme tregu do të jetë më stabël.

Pjesë nga diskutimi:

Pipiria: Ne e kemi thënë që në fillim 2023, që tregu i pasurive të paluajtshme, sidomos për kryeqytetin, nuk ka më vend për një rritje dyshifrore nga viti në vit. Vërejmë se ka një probleme me raportet e BSH që në 6 mujorin e parë u tha se ka një rritje 28 për qind dhe më pas u korrigjua me 11 përqindje rënie. Ka marzhe gabimi. Ka ardhur koha të korrigjohet kampioni që përdor INSTAT për kryerjen e këtij vrojtimi. Sot duhet të ketë diku të 1360 të licencuar në pasuri të paluajtshme. Komplet tregu duhet të ketë të paktën 2 mijë aktorë që merren me këtë. Duhet ribërë përsëri kampioni, të zgjerohet dhe të përfshihen në studim shoqata e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme dhe ajo e ndërtuesve. Nuk bën sens që brenda një 6 mujori të rriten 30 % çmimet, do të ishte disbalancuar tregu aq shumë sa do të kishte probleme. Ne besojmë se duhet ribërë kampioni. Një gjë që qëndron në raport është krahasimi i çmimit mesatar i 2022 me 2023 është 3.2 për qind më tepër në 2023. Duhet të jetë pak më tepër por nuk është më shumë se 8 për qind. Ngelemi në një rritje një shifrore të çmimit dhe kjo qëndron.

Ballgjini: Duhet të kuptojmë se ka pasur një disbalancë mes çmimit që raportojnë agjencitë dhe institucionet e BSH. Ka nevojë për një përditësim të të dhënave. Mendoj që Tirana tanimë ka arritur pikën e ndërtimit në çdo cep. Nuk po bëhet më Tirana qendrore por policentrike ku po ndërtohet si nga veriu, jugu, lindja dhe perqëndimi. Kjo gamë e ndërtimeve, e lidhur ngushtë dhe me çmimet në zona të ndryshme, ka sjellë një balancim tregu.

Nunaj: Gjykoj te pjesa e analizave të dhënave të studimit të BSH, duhet të ndryshohet metodologjia nga ana e bankës pasi ka ndodhur disa herë që të dhënat janë të kufizuara dhe rezultati jo gjithmonë ka përkuar me realitetin dhe realiteti është me çmime të larta dhe jo në këtë nivel uljeje siç deklarohet. Gjykoj se është momenti dhe të paktën në vitet e ardhshme, ky treg do të vijojë drejt ruajtjes së këtyre çmimeve. Nuk gjykoj se do të ketë rritje të larta ose ulje, do të jetë një treg më stabël për dy arsye themelore. E para, zgjerimi i Tiranës në ndërtime përtej zonës së qendrës. Ndërtimet në periferi ka dhënë mundësinë e alternativave për ata qytetarë që kanë të ardhura më të kufizuara. E dyta, lidhet me pjesën ekonomike apo të qarkullimit të parasë. Është nxjerrë si problematike se tregu i ndërtimit është një treg që absorbon një pjesë të parasë informale dhe në momentin që do të kemi ulje të kësaj paraje informale, do të sjellë edhe stabilizim të çmimeve dhe të vetë tregut./m.j

Next Post
Shkencëtari rus: Ika nga Putini dhe sot jetoj me gjuhën shqipe!

Shkencëtari rus: Ika nga Putini dhe sot jetoj me gjuhën shqipe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In