• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Freedom House”: Liria e internetit, kontrolli qeveritar dhe ‘fake news’

by Java News
02/11/2018 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveritë në mbarë botën po e rrisin kontrollin ndaj përdorimit të internetit dhe mediave sociale, thuhet në raportin më të fundit të organizatës “Freedom House”. Gjatë vitit 2017, zyrtarët e shumë vendeve akuzuan disidentët për përhapje të lajmeve të rreme, si një pretekst për ti detyruar të heshtin. Propaganda online dhe mbledhja e pakontrolluar e të dhënave personale kanë mbizotëruar internetin gjatë vitit të kaluar. Një ekspert i organizatës “Freedom House” i tha korrespondentes së Zërit të Amerikës, Zlatica Hoke, se këto tendenca janë një kërcënim madhor ndaj demokracisë.

Manipulimi i materialeve online kontribuoi për rënien e vazhdueshme prej shtatë vitesh tashmë, të lirisë në internet, thuhet në raportin e “Freedom House” për vitin 2017. Për të tretin vit radhazi, Kina është abuzuesja më e madhe e lirisë së internetit. Lirinë më të madhe në internet e shijojnë shtetasit e Islandës dhe Estonisë.

Një ndër vendet që ka një rënie të theksuar të lirisë në internet është Turqia. Pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016 ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan, përdorimi i internetit në Turqi është rreptësisht i censuruar.

“Faqet në internet që refuzuan të zbatojnë urdhërat e gjykatave turke për heqje të materialeve të caktuara u bllokuan”, thotë Adrian Shahbaz, i organizatës “Freedom House”.

Raporti thotë gjithashtu se manipulimi dhe taktikat e dizinformimit luajtën një rol të rëndësishëm në proceset zgjedhore të 18 vendeve gjatë vitit të kaluar. Në Shtetet e Bashkuara, përhapja e lajmeve të rreme arriti kulmin në pragun e zgjedhjeve të 2016-ës dhe vazhdojnë të përbëjnë shqetësim.

“Fatkeqësisht, kjo periudhë theksoi perceptimin se interneti mund të dëmtojë demokracitë, ashtu siç edhe mund të destabilizojë diktaturat”, thotë zoti Shahbaz.

“Freedom House” bën thirrje për të mbështetur gazetarët e pavarur që do të ndihmonin në hetimin e përdorimit të mediave sociale për të ndalur denoncimin legjitim.

“Kemi parë përpjekje shumë të mira, si në Shtetet e Bashkuara, për të identifikuar kush gjendet pas fushatave të dizinformimit për ndërhyrjet në zgjedhje, apo pas njollosjes së disa gazetarëve”, thotë zoti Shahbaz.

Qeveria ruse radhitet mes përhapësve më të mëdhenj të lajmeve të rreme, në përpjekje për të influencuar zhvillimet në vende të tjera, si dhe për të ruajtur kontrollin brenda Rusisë./VOA

a.ç

Next Post
Departamenti i Shtetit paralajmëron Sauditët: Ktheni trupin e Khashoggit

Departamenti i Shtetit paralajmëron Sauditët: Ktheni trupin e Khashoggit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com