• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fredi Beleri reagon sërish nga burgu: Policia më përgjoi me metodat e sigurimit të Hoxhës

by Java News
16/08/2023 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka replikuar sërish nga burgu me kryeministrin Edi Rama, i cili dy ditë më parë kërkoi nga ai dhe shteti grek që të respektojnë vendimet e gjykatave shqiptare. Në një reagim të gjatë në Facebook, Beleri akuzon Ramën se ka kaluar sistemin e drejtësisë dhe se sipas tij arrestimi është bërë me qëllim që qeveria të vjedhë pronat në Himarë.

Ai e krahason kryeministrin Rama me presidentin Erdogan, i cili sipas tij është autokrat por në të njëjtën kohë kërkon që vendimet e gjykatave të respektohen.

Postimi i plotë i Belerit

Pabesi (mashtrim)

Sot lexova një postim shumë të bukur (megjithëse të çuditshëm e fjalëshumë). E ka shkruar një politikan i mirë dhe modern që siç pashë quhet Edi Rama. Ka të ngjarë të jetë sinonim i Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, i cili një javë para zgjedhjeve vendore të majit 2023 më quajti publikisht “armikun e tij personal” dhe më ofendoi në mënyrë vulgare, duke më quajtur kokërr injoranti, llum, plehër e të tjera sharje të ngjashme. Me siguri do të jetë sinonim sepse i “miri” Edi Rama shkruan ndryshe dhe i referohet një vendi tjetër që nuk është Shqipëria.

“I miri” Edi Rama u shqetësua nga tubimi madhështor në Himarë, më 14-8-2023, për lirimin tim. Thotë se tubimi u organizua nga politikanë grekë. Besoj se nuk e ka kuptuar mirë. Tubimi u organizua nga qytetarë të Shqipërisë, me origjinë greke dhe shqiptare, ku veç të tjerëve, folën edhe kryebashkiakët nga Greqia. Ishin këta qytetarë të Shqipërisë, që pavarësisht atyre që bëri kryeministri Rama, nuk u trembën por më votuan dhe më zgjodhën kryetar bashkie në muajin maj.

“I miri” Edi Rama i referohet vetëm faktit që kam edhe shtetësinë greke. Ai harron (ashtu sikurse kryeministri Rama) që kam lindur në Himarë, jam me origjinë greke dhe flas greqisht. Greqisht flasin të gjithë në familjen time, sikurse flet shumica e popullsisë së Himarës. Pavarësisht gjithë kësaj, Shqipëria nuk pranon faktin që në Himarë jeton një minoritet etnik grek. Ajo njeh vetëm praninë e grekëve në bashkitë Finiq dhe Dropull. Ngritja e flamurit grek nuk është një e drejtë që na e ka dhënë kryeministri Rama. Ajo ka ndodhur që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe ka qenë kusht që Shqipëria të njihet nga Lidhja e Kombeve.

“I miri” Edi Rama flet për problemet që ekzistojnë në të gjithë Shqipërinë me të drejtat e pronësisë. Ai padyshim nuk e di që adashi i tij kryeministër, Edi Rama, nga e gjithë vija bregdetare e Shqipërisë, ka caktuar vetëm Himarën si zonë investimesh strategjike për turizmin. Në Himarë grabiten pronat e grekëve, jo në zona të tjera të Shqipërisë. Vetëm në Himarë kemi “investitorë strategjikë” që rezulton të jenë të gjithë miq të kryeministrit Edi Rama…

“I miri” Edi Rama nuk do ta ketë mësuar që në këto 33 vite (d.m.th që nga rënia e komunizmit) që po dëgjojmë për krime elektorale është arrestuar vetëm një person, ai jam unë dhe unë jam me origjinë greke.

“I miri” Edi Rama, gjithashtu, nuk do ta ketë mësuar se në zgjedhjet bashkiake të majit u raportuan 35 raste parregullsishë zgjedhore. Vetëm unë jam arrestuar dhe më ka lënë në paraburgim.

“I miri” Edi Rama me të drejtë thotë se SHBA dhe Evropa mbështetën reformën në drejtësi në sistemin gjyqësor shqiptar. Por duke qenë se gjithçka gjykohet nga rezultati, në rastin tim është e qartë se gjërat në drejtësi nuk po shkojnë mirë pasi:

– Policia më përgjoi me metodat e sigurimit të Hoxhës, të cilat janë të ndaluara që në vitet 1990, duke rekrutuar një person të dënuar për mashtrim,

– Prokurorja që më pas urdhëroi policinë për të kryer përgjimet nuk kishte kompetencën për të urdhëruar këtë përgjim,

– Gjatë momentit të arrestimit nuk isha duke kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, rrjedhimisht nuk ekziston flagranca,

– Gjyqtarët që nisën procesin ndaj meje ishin të gjithë ish-drejtues apo miq të afërt me Partinë Socialiste Shqiptare.

– Në asnjë moment të përgjimeve të jashtëligjshme nuk rezulton se jap para për të blerë vota.

– Prokurorja e Gjykatës së Posaçme të SPAK-ut ka përdorur një dokument të falsifikuar të gjoja dënimit tim në të kaluarën, kur në dëshminë e penalitetit, e cila lëshohet elektronikisht, rezultoj i padënuar.

– Për një korrupsion të pretenduar prej 40 000 lekësh (380 euro) kam tre muaj që jam në paraburgim. Për analogji, sa shekuj duhet të burgosen dhjetëra bashkëpunëtorë të Ramës të ndjekur penalisht për korrupsion?

“I miri” Edi Rama i referohet një fjale të urtë shqiptare duke kërkuar “të mos digjet jorgani për një plesht”. Më lejoni t’i them një fjalë të urtë greke: “luani dallohet edhe nga thoi”. Nuk nevojitet të shohim shumë. Nga ajo që ka bërë kryeministri Rama në rastin tim, mund të nxjerrim konkluzione të vlefshme për gjendjen e përgjithshme të drejtësisë dhe shtetit ligjor në atdheun tim Shqipëri.

Së fundi, “i miri” Edi Rama thotë se grekët dhe shqiptarët janë “një fytyrë, një rracë”. Ndoshta po, ndoshta jo. Megjithatë, Rama si kryeministër sigurisht tregon se është “një fytyrë, një rracë” me Erdoganin. Edhe Erdogani flet për drejtësi të pavarur dhe kërkon që vendimet e tij të respektohen.

Duke përfunduar, “i miri” Edi Rama thotë le të lemë drejtësinë të bëjë punën e saj e pashqetësuar. Le t’i thotë pastaj kryeministrit Edi Rama të më lërë të betohem si kryetar bashkie. Kjo nuk është punë e drejtësisë. Është vendim i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve./f.s

Next Post
“Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në mjekësi po redukton gabimin njerëzor, por nuk do ta zëvendësojë asnjëherë personelin mjekësor”

“Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në mjekësi po redukton gabimin njerëzor, por nuk do ta zëvendësojë asnjëherë personelin mjekësor”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com