Këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka zbuluar për herë të parë një histori të panjohur pas kuintave të një prej krijimeve të tij më të njohura, këngës hit “Sytë e tu”.
Në një rrëfim të zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në Grida Duma Podcast, artisti bëri me dije se kënga i ishte dedikuar Xhoana Nanos. Ndoci tregoi se si ajo u përzgjodh si protagoniste përgjatë periudhës së gjimnazit dhe sqaroi rrethanat që çuan më pas në fshirjen e videos zyrtare që shoqëronte këngën.
Përgjatë bashkëbisedimit, këngëtari riktheu në vëmendje historinë e krijimit të këngës duke interpretuar edhe një pjesë të saj live, duke ndarë me publikun detaje që kishin mbetur të fshehura përgjatë karrierës së tij artistike.

