• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frederik Ndoci: Këngëtarët nga Kosova amator, kosovarët duan vetëm muzikë tallava

by Aalison Pearse Stevens
22/08/2016 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari i njohur shkodran Frederik Ndoci ka deklaruar se në muzikën shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ka mungesë vlerash. Sipas tij përgjegjësi për këtë kanë jo vetëm artistët, por dhe institucionet. Në një intervistë për Sot News, ai ka deklaruar se përderisa tek ne krijimtaria është e lirë, në botë ka kontrolle për vlerat.

“Në veri dominojnë këngëtarët nga Kosova, sepse performojnë me një çmim më të ulët dhe fusin kulturën e tyre, por që është si ajo e amatorëve tanë. Kosovarët duan muzikën, që quhet tallava, muzika më e rëndomtë që i ka ardhur kohës në Ballkan. Gjatë verës në bregdet rreth 90 përqind vend zë muzika tallava, që nuk është krijimtari muzikore e mirëfilltë. Kjo muzikë dëgjohet gjatë verës jo pak, madje dhe DJ amatorë në një dasmë muzikë tallava venë. Tallavaja është një muzikë e Azerbajxhanit, Pakistanit e futur me fjalë shqip. Kjo është shumë problem”, thekson Ndoci tekas shton se hiç më mirë nuk është muzika as në Shqipëri.

Ndoci thekson se institucionet kulturore në Shqipëri janë në hall. Ai tha se ka probleme dhe abuzime me fondet që nuk shkojnë nëpër institucionet e artit, ndonëse janë të dedikuara për artin dhe kulturën.“Ne kemi në opera artistë, por gjithmonë kam thënë se duhet audicion. Infrastruktura vazhdon të jetë me shumë probleme. Në monizëm infrastrukturën e ka mbajtur shteti, por në kapitalizëm nuk duhet ta mbajë vetëm shteti, duhet dhe privati”.

Ai ankohet se artistët nuk kanë mbështetje institucionale dhe janë të atakuar edhe nga shkelja e të drejtave të autorit. Sipas tij për dallim prej artit dhe muzikës që ka shumë probleme, kinemanja është pak më e avancuar se sa artet e tjera në Shqipëri pasi filmi shqiptar po prezantohet në botë në festivale.

Ndoci planifikon të publikojë së shpejti një album të ri muzikor me këngë të cilat i ka bërë vetë dhe me tekste qësipas tij janë shumë interesante.

“Shumicën e teksteve i kam shkruar vetë, por kam dhe bashkëpunime. Ndërkaq jam në një bashkëpunim dhe me kantautorin e njohur italian Mario Cestari për një këngë”, thekson ai teksa zbulon se albumi do t’i ketë 16 këngë.

Ndoci thotë se problemi kryesor i këngëve sot është se në të shumtën e rasteve ato nuk kanë mesazhe. Ai ka shtuar se teksti i këngës ka humbur shumë, ndërsa ka veçuar se ndër tekstshkruesit më të mirë shqiptarë janë Agim Doçi, Jorgo Papingji, Sokol Marsi dhe Olti Curri, një autor i ri.

Ai ka thënë se sivjet nuk do të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, pasi sipas tij është një vend ku abuzohet.

ma.me

Next Post
Tensionet PS- LSI, Pëllumbi: LSI po kërkon një shkak për t’u larguar nga koalicioni

Tensionet PS- LSI, Pëllumbi: LSI po kërkon një shkak për t'u larguar nga koalicioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In