• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Thaçi- Vuçiç në Mynih, si dy nxënës që kacafyten në oborr të shkollës

by Java News
18/02/2019 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» shkruan se presidenti i Kosovës në Konferencën e Sigurisë në München u përgjigj «ngathët». Kryetarit serb jo vetëm që iu dha dukshëm më shumë kohë për t’u përgjigjur, por shefi i Konferencës Wolf­gang Ischin­ger atij ia dha fjalën edhe në fillim, edhe në fund. Në München presidenti Hashim Thaçi nga organizatorët u prezantua si presidenti Republikës së Kosovës me fusnotë. As Thaçi, as Vuçiq nuk e përmenden shkëmbimin e territoreve – dhe kjo ra në sy në München.

Ewald-Hein­rich von Kleist ka qenë oficer gjerman dhe më 1944 kryengritës kundër regjimit të Adolf Hitlerit. Pas Luftës së Dytë Botërore ai themeloi atë që sot njihet si Konferenca e Sigurisë në München, e cila mbahet çdo vit nga mesi i shkurtit dhe është forumi më i rëndësishëm ku takohen politikanët dhe ekspertët e fushave të ndryshme për të diskutuar mbi çështjet e sigurisë. Të dielën kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, u nderuan me Çmimin Ewald-Hein­rich von Kleist për zgjidhjen e konfliktit mbi emrin e Maqedonisë. Pasi ata treguan se si e arritën këtë sukses, në skenë u ftuan kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) shkruan se debatin mes Thaçit dhe Vuçiqit (pjesë e të cilit ishte edhe komisari i BE-së, Johannes Hahn) e moderoi vetë Wolf­gang Ischin­geri, i cili si diplomat gjerman ka mjaft përvojë me ngatërresat ballkanike, së fundi si ndërmjetësues i BE-së para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ischinger i pyeti kryetarin e Kosovës dhe atë të Serbisë se përse nuk po u shkonte për dore ajo që arritën Cipras dhe Zaev.

Sipas «Frankfurter Allgemeine Zeitung» së pari u përgjigj Vuçiqi, të cilit iu dha dukshëm më shumë kohë se Thaçit dhe po ashtu atij (Vuçiqit) iu lejua të flasë në fillim dhe në fund. Vuçiq tha se Serbia i ka plotësuar të gjitha pikat e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, zgjedhjet në veri të Kosovës janë mbajtur sipas ligjeve kosovare dhe më 2017 Serbia nuk ka kundërshtuar që Kosova të ketë prefiksin e vet telefonik ndërkombëtar. Vuçiq tha se Kosova ka pasur vetëm një obligim, themelimin e bashkësisë së komunave serbe, por për 2126 ditë Kosova, sipas Vuçiqit, nuk bëri gjë. Vuçiq vazhdoi me akuza të tjera: ai tha se Kosova është përpjekur të hyjë në UNESCO dhe në Interpol kundër vullnetit të Beogradit, por kur kjo dështoi, Kosova vendosi tarifa ndëshkuese.

«Frankfurter Allgemeine Zeitung» shkruan se Thaçi u përgjigj «ngathët», duke thënë se themelimi i një asociacioni të komunave mund të bëhet vetëm nëse është në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. «Ai nuk e përmendi se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur ilegale themelimin e bashkësisë së komunave serbe në formën siç e dëshiron Beogradi». Sipas FAZ përmendja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të kishte qenë e dobishme në mënyrë që të pranishmit të kuptonin përse nuk është themeluar asociacioni i komunave serbe, i cili do të ishte në fakt «shtet brenda shtetit». As Vuçiq, as Thaçi nuk e përmendën në München idenë e shkëmbimit të territoreve, që ka filluar të qarkullojë nga viti i kaluar.

Gazeta gjermane e përshkruan atmosferën gjatë debatit mes dy kryetarëve si të akullt, ku në fillim Thaçi i drejtohej Vuçiqit me «presidenti Vuçiq», por pasi ky disa herë e quajti «zoti Thaçi», edhe kosovari hoqi dorë nga titulli i homologut të tij. «Frankfurter Allgemeine Zeitung» i përshkroi Thaçin dhe Vuçiqin si dy nxënës që kacafyten në oborr të shkollës. Debati mes tyre u zhvillua me akuza dhe kundërakuza, Vuçiq pyeti: «A besoni se nuk mund t’ju dëmtojmë?», Thaçi përmendi krimet serbe në Kosovë dhe tha se Vuçiqi ende nuk e ka kuptuar se «unë jam president i një vendi sovran». Nëse konflikti mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk u zgjodh për 28 vjet, atëherë duke u nisur nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008 Thaçi e Vuçiqi kanë kohë deri në vitin 2036 për të gjetur një zgjidhje, shkroi gazeta gjermane me sarkazëm. Edhe në München presidenti Hashim Thaçi nga organizatorët u prezantua si persidenti Republikës së Kosovës me fusnotë.

(dialogplus.ch)

Next Post
Guardia di Finanza nis hetimet për fansin e PD nga Peqini, me 5 restorante në Ravena

Guardia di Finanza nis hetimet për fansin e PD nga Peqini, me 5 restorante në Ravena

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In