Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, duke shtuar se kjo nuk është porosi pozitive për Evropën.
“Me shqetësim po ndjekim rezultatet në Itali. Mendoj se Renzi ka bërë gjënë e duhur, të nevojshme, por votuesit nuk e mbështetën atë”, tha Steinmeier gjatë një vizite në Athinë ku ka biseduar me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.
Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi ka paralajmëruar se sot do t’ia dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit Sergio Matarella pas humbjes në referendumin e së dielës për ndryshimet e propozuara kushtetuese.
ma.me