Françeska Murati rrëfen ndarjen nga babai i djalit dhe sqaron foton me burrin misterioz

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP 3, Françeska Murati, ka folur publikisht për herë të parë rreth ndarjes nga ish-partneri i saj, me të cilin ka edhe një djalë.

E ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo bëri të ditur se marrëdhënia e tyre ka përfunduar prej një kohe të gjatë. Megjithatë, sipas saj, mes të dyve vijon të ketë respekt dhe një lidhje të fortë njerëzore.

Françeska shpjegoi se, ndonëse nuk janë më çift, ata vazhdojnë të duhen si miq dhe e konsiderojnë njëri-tjetrin miq të ngushtë, pasi njihen që kur ishin 15 vjeç.

“Kam dashur shumë të flas, por pastaj jam mes asaj jetës private dhe publike. Dashamirësit e mi interesohen për mua. Jeta ime ka qenë shumë e ekspozuar kur isha në Big Brother. Kur bëhet fjalë për njerëz që nuk janë personazhe publike, më vjen keq t’i përfshij në një botë që nuk janë pjesë. Ne kemi një dashuri shumë të madhe bashkë për fëmijën tonë. E duam shumë djalin”, tha ajo.