• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Françesk Radi solli videoklipin e parë në vitin 1971

by A R
04/04/2017 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte viti 1971 kur në të vetmin ekran shqiptar, TVSH do të shfaqej i pari videoklip muzikor, titulluar “Adresa”. Në videon e rrallë bardh e zi të realizuar nga televizioni shqiptar, shfaqet një i ri rreth të 20-tave me një kitare akustike në dorë, i ulur në një karrige buzë detit, teksa reket të imitojë të madhin Adriano Celentano.

Pranë tij qëndron gazetari i TVSH, që me një stil shumë të guximshëm, jashtë kornizave të kohës interviston djaloshin me kitarë, student i Arteve në degën Kontrabas, që prej atij momenti do të bëhej i njohur për të gjithë shqiptarët si kantautori Francesk Radi.

Një vit më pas, kantautori Radi do të guxonte dhe realizonte me të njëjtin vizion modernist videoklipin e dytë të tij titulluar “Biçikleta”. Të habit fakti sesi të dy videoklipet të mbushur me elementë modernistë “Adresa” dhe “Biçikleta”, arritën të transmetoheshin në TVSH, në atë kohë instrumenti kryesor i përhapjes së ideologjisë marksiste.

Por më e keqja për kantautorin rebel, Francesk Radi, do të vinte vetëm pas ngjitjes në skenën e festivalit 11, në vitin 1972 ku i dedikon një këngë luftës në Vietnam, ngjarje që frymëzuan shumë këngëtarë në botën e lirë.

Kënga e Franceskut si i gjithë festivali 11 u dënua dhe bashkë me organizatorët edhe këngëtarët pësuan një fat të dhimbshëm. Francesk Radi internohet nga regjimi për të punuar në Fushë-Arrëz, i dënuar për 8 vite deri me rikthimin në Tiranë në vitin 1980.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë në skenën e festivaleve disa hite si “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, etj.

Largimi i parakohshëm nga jeta në moshën 67-vjeçare është një humbje e madhe për muzikën e lehtë shqiptare ku kantautori Francesk Radi pa mëdyshje ka vendosur gurin e tij të kujtesës që 47 vite më parë./BW/a.m.

Next Post
10 yjet që mund të transferohen për shumëm stratosferike mbi 100 mln paund

10 yjet që mund të transferohen për shumëm stratosferike mbi 100 mln paund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga regjistri fizike te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizike te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com