Francesco Becchetti u bë një personazh i njohur në Shqipëri me hapjen e televizionit “Agon Channel”, por ai ka qenë i pranishëm në Shqipëri prej shumë vitesh.
Emri i tij në Shqipëri lidhet me ndërtimin hidrocentralit të Kalivaçit, për të cilin mori leje nga qeveria “Nano” në vitin 1997 dhe me importin e plehrave.
Me anë të hidrocentralit që nuk u ndërtua kurrë, 49-vjeçari arriti të përfitonte me anë të manovrave dhe mashtrimit miliona euro nga investitorë të ndryshëm.
Becchetti së fundmi bleu dhe ekipin e Leyton Orient në ligën e tretë në Britani për 7 milionë paund.
49-vjeçari zotëron Becchetti Energy Group (BEG), me të cilën në vitin 1997 fitoi të drejtën nga qeveria e Fatos Nanos në vitin 1997 për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçcit.
Becchetti vjen nga një familje që është marrë me përpunimin e mbetjeve. Daja i tij, Manlio Cerroni që njihet ndryshe si “Mbreti i Plehrave”, është pronar i landfillit famëkeq Malagrotta. Cerroni është arrestuar dhe për trafikim të mbetjeve.
Gjithashtu, Beccheti ka investuar dhe në sektorin e energjisë së erës në Ballkan.
Media në Britani pas blerjes së klubit të Leyton Orient e kanë krahasur atë me personazhin e Tony Sopranos në filmin serial “The Sopranos”.
Pronari i tokës, kërkon largimin e Agonset: Nuk ka paguar qeranë
Nuk kanë të sosur problemet për biznesmenin italian Francesco Bechettit. Tashmë ky i fundit po përballet me presionin e vazhdueshëm që po i bën pronari i tokës, ku ka ndërtuar objektet e televizionit “Agonset” dhe ambjentet e shoqërisë “Energjia”.
Mësohet se prej 5 muajsh pronari Leonard Mezuraj nuk ka marrë pagesën e qërasë dhe për pasojë i është drejtuar gjykatës duke kërkuar 5 muaj të prapambetura përfshirë këtu dhe kamatvonesën prej 2 për qind.
Njëherësh Mezuraj kërkon dhe largimin e këtyre dy kompanive nga prona e tij, raporton Report TV.
Padia civile është depozituar në gjykatë në datën 1 tetor dhe ka si objekt:”…Zgjidhjen e kontratës së qirasë nr.3446 rep, nr.1190 kol datë 17.09.2012 të noteres Ardjana Hoxha për faj të palës së paditur, dhe lirimin e menjëhershëm të ambjentit nga kjo e fundit. Detyrimin e palës së paditur që ti paguajë palës paditëse qëratë e prapambetura duke filluar nga muaji qershor i vitit 2015 deri në lirimin e ambjentit.
Aplikimin e penalitetit 2 % të qirasë mujore, për çdo ditë vonesë, duke filluar për llogaritja e detyrimit nga data 15 e muajit qershor,data në të cilën sipas kontratës pala e paditur ka detyrimin për të shlyer qëranë. Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të palës së paditur, si dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi pasuritë e luajtshme të kësaj të fundit deri në përfundimin e këtij gjykimi.
TEMA