Armë zjarri dhe pajisje për prodhim eksplozivi u gjetën gjatë kontrolleve të kryera pas arrestimit të sotëm ndaj dy personave të dyshuar për përgatitje dhe kryerje të një sulmi të mundshëm terrorist në Francë, bëhet e ditur nga burime pranë çështjes hetimore.
Kontrolle të shumta u regjistruan gjatë mesditës në Marsejë (juglindje), ku dy të dyshuarit, të moshës 23 dhe 29 vjeç me shtetësi franceze, të dy të radikalizuar, u arrestuan mëngjesin e sotëm, u bë e ditur pak më herët nga ministri i Brendshëm, Matthias Fekl.
Të dielën e ardhshme Franca zhvillon zgjedhjet parlamentare.
ma.me