Një përleshje masive ka ndodhur në një kamp refugjatësh në qytezën e Kalais në Francë midis emigrantëve dhe forcave të rendit.
Pas disa përplasjeve që kishin ndodhur të djelën mbrëma midis emigrantëve në brendësi të kampit, ndërhyri Policia e cila u përball me klandestinët e dhunshëm. Të paktën 250 policë të forcave speciale morën pjesë në aksion. Punonjësit e policisë përdorën gaz lotjsellës dhe ujë me presion për të shpërndarë refugjatët.
Refugjatët e nisur për në Britaninë e Madhe janë mbajtur në kampe nga autoritetet franceze, por për shkak të pakënaqësisë ata kanë tentuar të bllokojnë trafikun dhe të shkaktojnë trazira.