• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Francë: Pasojat e vonuara të atentateve në ekonomi

by Java News
13/11/2016 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia franceze vuan ende pasojat një vit pas atentateve të Parisit. Qeveria franceze synon të investojë më shumë në siguri dhe fushatat publicitare.

Ka vite që François Pasteau menaxhon restorantin “L’Epi Dupin” në Paris. Që nga fillimi turistët kanë qenë pjesë e rëndësishme e klientelës. Ata sillnin rreth një pestën e xhiros deri në tragjedinë e 13. Nëntorit 2015, ku terroristët vranë 130 vetë. Pas kësaj numri i turistëve ra menjëherë, nga frika e atentateve të reja, thotë ai. “Por biznesi ka shpenzime fikse, ke punëtorë që duan paguar apo kosto të tjera që duhen mbuluar rregullisht. Duhej të isha shumë i kujdesshëm të mos bija në minus.” Për t’i dalë ballë kësaj, kryekuzhinieri ngriu investimet që duheshin për rinovime. Kur u largua njëri nga punonjësit, François Pasteau nuk e zëvendësoi me dikë tjetër.

Francezët nuk e kompensojnë dot rënien e turistëve

Edhe vetë francezët fillimisht ishin kaq të shokuar pas 13 nëntorit, saqë shumë vetë qëndronin darkave në shtëpi. Por disa javë më pas ata vazhduan të dilnin, madje pak më shumë se më parë, thotë Mark Watkins, themelues i Coach Omnium, një firmë konsultuese për turizmin. „Pas një momenti të tillë të bllokadës, njerëzit dalin më shumë nëpër dyqane, porosisin më shumë në restorante duke kompensuar kështu ndërprerjen.”

Edhe Pasteau ka më shumë klientë francezë se më parë, por me këtë ai nuk e kompenson dot rënien e numrit të vizitorëve të huaj. „Turistët i lejojnë vetes më shumë shpenzime, për shembull një shishe verë, në fund të fundit ata janë me pushime. Ndërsa francezët shpenzojnë më pak në të përditshmen, sepse vetë ekonomia franceze nuk po ecën mirë.”

Frankreich knapp ein Jahr nach Bataclan Anschlag in Paris (DW/E. Bryant)

Jo vetëm Parisi i prekur

Shumë njerëz të biznesit si François Pasteau i vuajnë pasojat, jo vetëm në Paris, por edhe në Côte d’Azur. Më 14 korrik në Nizza një atentator u fut në mesin e turmës së njerëzve, duke vrarë 84 vetë. Ekonomia franceze, sipas llogaritjeve, ka humbur disa miliarda euro për shkak të largimit të turistëve. Të prekur janë jo vetëm pronarët e restoranteve, por edhe hotelierë, agjencitë turistike, thotë Claude Boulle, president i Alliance du Commerce, Shoqatës së Tregtisë të Parisit. “Fakti që ka më pak turistë në Paris ndjehet edhe në sektorë të tjerë, në farmaci, në supermarkete, tek shoferët e taksive.” Shoqata e tij kërkon nga qeveria që turistëve t’u kompensohet një pjesë më e madhe e tvsh-s. “Kjo do të ishte një masë konkrete që do të tërhiqte më shumë turistë drejt Parisit”, thotë Boulle.

Por nga qeveria vijnë sinjale të tjera. Ajo synon të investojë më shumë se 40 milionë euro më tepër për sigurinë dhe një fushatë promocionale për Francën. Rajoni Île-de-France kërkon të bëhet vetë aktiv dhe të fusë në përdorim një „pasaportë” të qytetit për të gjitha atraksionet turistike dhe mjetet e transportit. Ndërsa Parisi ka shtuar publicitetin. Jean-François Martins, zëvendëskryetar i bashkisë së Parisit thotë se „nga qershori janë investuar dy milionë euro në këtë drejtim.” Martins mendon se nuk ka formula magjike në turizëm, e do të zgjasë ndoshta edhe pak rikthimi i turistëve. Shpresa e tij: “Në nëntë muaj do të kemi po aq turistë si edhe më parë. Sigurisht nëse nuk ka sulme të tjera.”

Französische Botschaft in Mexiko Anteilnahme (picture-alliance/dpa/A. Cruz)

Pasteau shpreson në fjalën e mirë

Eksperti i turizmit, Watkins nuk mendon se fushatat publicitare mund të sjellin më shumë turistë. “Kjo është njësoj sit të ngresh një ekran para një gjëje të keqe edhe të shfaqësh pastaj një film të bukur.” Të gjithë e dinë se situata nuk ka ndryshuar me themel. Eksperti thotë se duhet pritur dhe shpresuar që Franca të mos tronditet nga atentate të tjera. Ndoshta vetëm kështu pas një viti turistët do të kthehen.

Ndërsa François Pasteau, pronari i restorantit shpreson të terheqë më shumë klientë përmes propagandës gojore. “Turistët janë ambasadorët më të mirë. Kur shoh ata që vijnë në restorant, përpiqem të kujdesem më mirë”. Në fund të fundit janë ata që kur të kthehen do t’u rrëfejnë miqve për një udhëtim të bukur. Një strategji që ndoshta i tregon frytet në plan afatgjatë./DW/a.k

Next Post
New York, Rama për Trumpin: Fitorja e tij u përjetua si humbja ime në Shqipëri

New York, Rama për Trumpin: Fitorja e tij u përjetua si humbja ime në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com