• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Francë, parandalohet një sulm terrorist kundër policisë

by A R
23/12/2015 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia franceze ka parandaluar një sulm terrorist ndaj personelit të policisë dhe të ushtrisë në rajonin e Orleansit. Lajmi është publikuar nga ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, i cili tha të martën se dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast më 19 dhjetor.

Cazeneuve tha se dy të rinjtë, përkatësisht 20 dhe 24 vjeç, mendohet se kanë pasur kontakte me një shtetas francez, i cili aktualisht ndodhet në Siri. Ministri i Brendshëm francez foli të martën nga qyteti jugor i Tuluzës, duke thënë se vetëm brenda vitit 2015, në Francë janë parandaluar 10 sulme terroriste.

Një nga të arrestuarit ka treguar se kishte si synim të sulmonte oficerët e policisë, si dhe personelin ushtarak.

Hetuesit mendojnë se të dyshuarit kishin siguruar para dhe po kërkonin të blinin armët. Një prej të rinjve të arrestuar është raportuar të jetë me origjinë nga Maroku, tjetri mendohet të jetë nga Togo.

Franca u përfshi nga sulme të përgjakshme më 13 nëntor të këtij viti, ku më shumë se 130 persona mbetën të vdekur.

Cazeneuve tha se që pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në muajin nëntor, 3414 personave u është ndaluar të futen në Francë, “për shkak të rrezikut që ata paraqesin për sigurinë dhe rendin”.

Ndërkohë, 5 persona janë arrestuar në dy operacione të forcave speciale belge, njëri mbrëmjen e së dielës dhe tjetri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Blicet janë ekzekutuar në disa shtëpi në Bruksel në kuadër të hetimeve mbi sulmet e 13 nëntorit në Paris, që u morën jetën 130 personave.

/ Top Channel

 

 

Next Post

Reforma, Xhafaj: Pranë fundit. Lu: Frika e të pushtetshmëve, tregues suksesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Danezët dërgojnë një anije lufte në Groenlandë dhe mbajnë tensionin të lartë

Danezët dërgojnë një anije lufte në Groenlandë dhe mbajnë tensionin të lartë

January 21, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Reshjet e borës sjellin kaos në rrugë! Ndalohen kamionët në Qafë Thanë, policia apel qytetarëve

January 21, 2026
Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

Trump fton Kosovën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Osmani: Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të për një botë më të sigurt

January 21, 2026
Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan

Vendosmëri dhe “syri i tigrit”, si po i kundërpërgjigjet Macron-i presidentit amerikan

January 21, 2026
Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

January 21, 2026
Ndërprerje të energjisë dhe borë në disa akse rrugore në Korçë

Ndërprerje të energjisë dhe borë në disa akse rrugore në Korçë

January 21, 2026
Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

January 21, 2026
Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

January 21, 2026
Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

January 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për “Bordin e Paqes”: Përpjekje e SHBA për të spostuar OKB-në dhe forcuar udhëheqjen e vetme

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In