• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Francë/Ja si u përdor dhe më pas u vra shqiptarja (fakte tronditese)

by Java News
30/12/2019 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje rrëqethëse dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 37-vjeçares shqiptare, Brunilda Sadushi. Kjo e fundit u gjet e vdekur natën e Krishtlindjeve në afërsi të Kanës, në rajonin e Francës. Kjo ngjarje e rëndë u transmetua me shpejtësi nga mediat franceze, të cilat kanë gërmuar mbi veprimtarinë e shqiptares duke hedhur dritë  edhe rreth autorit, që mund të këtë kryer vrasjen e saj.

Mediat vendase shkruajnë se është zbuluar autori i krimit, ndërsa raportohet se ai është arrestuar që ditën e ngjarjes dhe bëhet fjalë për një 28-vjeçar nga Kana, me profesion shofer. Shqiptarja, e cila ishte nëna e një djali të vogël, u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjeve në një park të qytetit, ndërsa në trupin e saj u konstatuan shenja djegieje.

Sipas asaj që shkruajnë mediat atje, autori i dyshuar i krimit makabër ka pranuar fajësinë para policisë dhe prokurorisë, ku dhe ka shtuar se në ato momente e ka humbur kontrollin dhe nuk ka qenë fare i vetëdijshëm. Prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, përmes një deklarate për shtyp konfirmoi se i arrestuari ka pranuar se ka qenë ai vrasësi i 37-vjeçares shqiptare. Sipas dëshmisë së të arrestuarit, ngjarja në Francë,  ka ndodhur për një mosmarrëveshje që kishte ai me shqiptaren.

Më tej , prokurori i cili pritet të faktojë të gjithë  veprimet mbi vrasjen e shqiptares  tha se i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me Brunilda Sadushi, të cilën më pas e mbyti dhe trupin e saj të pajetë e transportoi në Mougins, disa kilometra më larg, ku dhe tentoi ta digjte pjesërisht me qëllim zhdukjen e gjurmëve.

“I riu pranoi se e kishte takuar viktimën natën e 24 dhjetorit, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi  për shkaqe që do të konfirmohen më vonë  humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën  në një vend që ai e dinte se ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin ” tha prokurori, raporton Lefigaro.fr. Tashmë pritet autopsia, e cila do të nxjerrë edhe arsyet e vërteta të vdekjes së 37-vjeçares. (Pergatiti BW)

Next Post
Kërcënohet djali i Isa Mustafës: Kam me të kall për së gjalli…

Kërcënohet djali i Isa Mustafës: Kam me të kall për së gjalli...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com