• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Francë, gjendje emergjence deri në janar 2017. Valls: Do të ketë sulme të tjera

by Aalison Pearse Stevens
20/07/2016 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar zgjatjen e gjendjes së emergjencës edhe për 6 muaj të tjerë. Lëvizja vjen pas sulmit vdekjeprurës të javës së kaluar në Francë, gjatë të cilit humbën jetën 84 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, kur një terrorist drejtoi kamionin e marrë me qira drejt turmës së njerëzve, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, që po festonin Ditën e Bastijës. Gjendja e emergjencës në Francë është futur në fuqi që pas sulmeve terroriste në Paris gjatë nëntorit të vitit të kaluar, kur mbetën të vdekur 130 persona.

Kryeministri francez, Manuel Valls tha se Franca duhet të jetë e përgatitur të presë të tjera sulme terroriste, pavarësisht masave parandaluese të ndërmarra nga qeveria e drejtuar prej tij. Duke folur pas debatit në Asamblenë Kombëtare, ai tha se Franca duhet të mësohet të jetojë me kërcënimet.

“E di që këto fjalë janë shumë të rënda për t’u thënë, por është detyra ime t’iu paralajmëroj – tha ai. – Do të ketë të tjera sulme terroriste dhe mund të ketë të tjerë viktima të pafajshme. Ne nuk duhet të mësohemi kurrë me terrorin e ta konsiderojmë atë të zakonshëm, por duhet të mësohemi të jetojmë me një kërcënim të tillë”.

Zgjatja e rakorduar në orët e para të së mërkurës nënkupton që gjendja e emergjencës në Francë do të vijojë deri në janar të vitit 2017. Kjo është e katërta shtyrje e propozuar nga Parlamenti francez, ndërkohë që pret të miratohet edhe nga Senati.

Masat emergjente i japin policisë pushtet shtesë për të zhvilluar bastisje apo për të vendosur njerëz të dyshuar nën arrest shtëpie. Më herët gjatë këtij muaji, Presidenti Francois Hollande tha se nuk kishte ndërmend ta shtynte gjendjen e emergjencës përtej 26 korrikut, e cila u bë në fakt për të ofruar siguri gjatë kampionatit europian të futbollit, por edhe Turit çiklistik të Francës.

Megjithatë, një hetim i fundit i një komisioni parlamentar zbuloi se gjendja e emergjencës ka një “impakt tepër të kufizuar” mbi përmirësimin e sigurisë. Komisioni hodhi dyshime mbi efektivitetin dhe nevojën e dërgimit të rreth 6.000 apo 7.000 ushtarëve në mbrojtje të shkollave, sinagogave, qendrave tregtare, apo edhe vendeve të tjera me rrezik të lartë për t’u vënë nën shënjestrën e sulmeve terroriste.

Next Post

Akordi për reformën, Berisha: U arrit pavarësia falë rolit të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In