• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“France Football” plas “bombën”/ CR7 ishte gati të bashkohej me PSG-në para se koronavirusi të ndalonte futbollin

by Java News
04/08/2020 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cristiano Ronaldo mendoi largimin nga Juventusi për t’u bashkuar me PSG, para se koronavirusi të ndalonte futbollin dhe përparimin e një negociate të tillë të mundshme. “France Football” raporton se 35-vjeçari portugez ka dëshirë të luajë së bashku me Kylian Mbappe dhe Neymar në kryeqytetin francez, por fillimi i pandemisë së fundit globale i dha fund çdo shansi për t’u materializuar marrëveshja.

Ja shkrimi i “France Football”:
“Golashënuesi më i mirë i Europës në vitin 2020, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, vazhdon t’i bëjë të pavlefshëm kufijtë e moshës. Në kërkim të rekordeve, asgjë nuk është e ndaluar për të. Madje, as një largim nga Juventusi këtë verë. Ishte 22 tetori 2019. Në një restorant ishin bërë bashkë drejtuesit e Juventusit; Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved; Gigi Buffon, Jorge Mendes, dhe natyrisht, Cristiano Ronaldo. Juve sapo kishte mposhtur Lokomotivën e Moskës në Ligën e Kampionëve (2-1). Por, as aroma e ushqimit dhe as gotat e një vere të shijshme të kuqe nuk arritën ta zbehin zhgënjimin e CR7, “memec” me rusët. Ishte një ndjenjë e përmbajtur zemërimi, që gjallëroi një Ronaldo të zjarrtë, i veshur i gjithë me të zeza. Njeriu që nuk i pëlqen të humbasë. Edhe pse Juve nuk kishte humbur atë natë, kishte treguar një performancë të zbehtë. Cristiano Ronaldo e urren skuadrën e tij, kur nuk jep maksimumin. Në kulmin e zhgënjimit, në ato momente, ai e imagjinon veten diku tjetër. Aty ku mund t’ia kuptojnë më mirë ambiciet. Aty ku do t’i jepen mjetet për të shkuar edhe më lart. Atje ku do ta dashurojë paarsyeshëm atë. Në Paris, për shembull.

Pista e PSG, e dobësuar nga Covid-19
Atë natë, shumë më vonë, portugezi ëndërroi një “Parc des Princes” të mbushur. CR7 e mendoi veten në një skuadër me Neymar, afër të cilit ishte edhe Mbappé, lojtar që e adhuron. Ai ëndërroi për një klub dhe një qytet ku u kurorëzua kampion europian në vitin 2016 me Portugalinë. Ai ëndërroi, zgjuar, për hapjen e një dere. Nasser al-Khelaïfi do të kishte qenë gati t’i jepte fletë të bardhë, për ta shkruar vetë shumën e parave, vetëm që Ronaldo të bëhej lojtar i PSG. Por kohët kanë ndryshuar. Covid-19 i ka ngushtuar fatet dhe ridizajnuar të ardhmen. Edhe të klubeve më të mëdhenj e të pasur financiarisht. Mjedisi shumë i ngushtë i lojtarit i konsideroi shumë të mundshme shanset e CR7 për ta lënë Juventusin. Torino nuk është Madridi. Torino nuk është Premier League. Torino fshihet pas maleve. Klubi mund të jetë i madh, por skuadra nuk është e madhe. CR7 nuk është i lumtur për këtë. Ai nuk është i lumtur as atje… Por, Covid-19 e ndërpreu këtë ëndërr, që mund ta shihte pesë herë fituesin e “Topit të Artë” në Paris, ndoshta që kësaj vere”.

g.kosovari

Next Post
Babai detyroi djalin e tij të tregojë për krimin e bërë, e çoi vetë në polici (FOTO)

Arrestohet ‘avokati’, i mori para një personi për procedurat e kredisë, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

July 22, 2026
Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

July 22, 2026
Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

July 22, 2026
Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

July 22, 2026
Policia jep detaje për aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut

Policia jep detaje për aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut

July 22, 2026
Pas kërcënimit të Trump, Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

Pas kërcënimit të Trump, Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

July 22, 2026
Skema e mbështetjes në bujqësi dhe blegtori/ Rreth 21 mijë të kualifikuar në fazën e parë të përzgjedhjes, ja detajet nga rezultatet

Skema e mbështetjes në bujqësi dhe blegtori/ Rreth 21 mijë të kualifikuar në fazën e parë të përzgjedhjes, ja detajet nga rezultatet

July 22, 2026
Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, parashikohen pika të përbashkëta kufitare dhe kontrolle të unifikuara

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, parashikohen pika të përbashkëta kufitare dhe kontrolle të unifikuara

July 22, 2026
Zbardhet vendimi i Qeverisë/ Lirohet nga detyra zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme

Zbardhet vendimi i Qeverisë/ Lirohet nga detyra zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme

July 22, 2026
DETAJET/ Si betonierja çau gardhin metalik të mbikalimit te TEG-u dhe përfundoi në autostradë! Një i vdekur dhe dy të plagosur

DETAJET/ Si betonierja çau gardhin metalik të mbikalimit te TEG-u dhe përfundoi në autostradë! Një i vdekur dhe dy të plagosur

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In