Dy persona janë vrarë dhe një është plagosur rëndë, pas disa të shtënave në një shkollë në qytetin Grenoble në Francë, njoftojnë mediat lokale duke cituar burime zyrtare.
Po sipas shtypit të huaj, incidenti ka ndodhur në afërsi të shkollës “Jean Racine” në rrethin Teisseire, në mëngjes.
Viktima e parë, një burrë, ka vdekur në vendin e ngjarjes, i dyti nga lëndimet e marra më vonë – një i tretë është plagosur rëndë. Policia dhe ambulancat janë vendosur në vendin e ngjarjes. Ndërkaq mediat shkruajnë se 2 viktimat ishin të njohur për policinë.