• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Francë/ Bushati takon homologun e tij francez: Bashkëpunim i përforcuar për flukset migratore

by Java News
21/07/2017 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të vizitës së tij në Paris, Ministri Bushati kreu një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Francës, z. Gérard Collomb. Në vijim të takimit të Kryeministrin Rama me Presidentin Macron javën e kaluar në Trieste, dy ministrat patën një shkëmbim shumë pozitiv pikëpamjesh mbi marrëdhëniet midis Francës dhe Shqipërisë, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, reformat e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, të cilat lidhen edhe me procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

Ministrat u ndalën mbi situatën e krijuar nga rritja e kërkesave për azil në Francë, përfshirë nga fëmijë të mitur të pashoqëruar. Me iniciativë të Shqipërisë, palët ranë dakord për të zbatuar një plan veprimi për të forcuar masat për reduktimin e kërkesave për azil nga qytetarë shqiptarë, brenda një kuadri kohor tremujor. Një prej masave është dhe stacionimi në Shqipëri i oficerëve të policisë franceze për të kryer operacione të përbashkëta me policinë tonë kufitare.

“Jemi të ndërgjegjshëm për liritë dhe detyrat që ofron lëvizja e lirë në hapësirën Schengen dhe shume të vendosur për të mos toleruar kërkesat abuzive për azil”, u shpreh Ministri Bushati në përfundim të takimit.

Nga ana e tij Ministri Collomb theksoi se Franca është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në këtë drejtim. “Shqipëria është një vend i sigurt, dhe dua të përshëndes planin e veprimit ambicioz si dhe vullnetin e qeverisë shqiptare.” theksoi Collomb.

Ministri Bushati informoi ministrin Collomb mbi ecurinë e reformave kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, duke u ndalur tek zbatimi i vetting-ut dhe impakti që reforma në drejtësi do të ketë edhe në fushën e sigurisë.

Gjithashtu, në kuadër të Partneritetit Strategjik të nënshkruar këtë vit midis dy vendeve, Shqipëria dhe Franca do të iniciojnë një bashkëpunim të përforcuar në luftën kundër terrorizmit. Në përmbyllje të vizitës së tij, Ministri Bushati u takua me Ministren e ngarkuar me Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau.

Ministrja Loiseau çmoi se reforma në drejtësi mbetet kyçe për sundimin e ligjit dhe do të jetë transformuese edhe në fusha të tjera. “Franca do të vijojë t’ju inkurajojë dhe t’ju mbështesë në këtë drejtim”, u shpreh Loiseau.

Nga ana e tij Ministri Bushati u shpreh se në kontekstin e gjerë të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në, ka ardhur momenti për të vijuar me hapin tjetër në procesin e integrimit Europian. “Ne shpresojmë në mbështetjen e Francës për të shndërruar periudhën e negociatave në kantierin e madh të transformimit për të cilin kemi nevojë” tha Bushati. ​

ma.me

Next Post
Shkodër/ Kryebashkiakja Ademi çon në Prokurori lojtarët e klubit “Vllaznia”: Kanë shitur ndeshjet

Shkodër/ Kryebashkiakja Ademi çon në Prokurori lojtarët e klubit "Vllaznia": Kanë shitur ndeshjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Meraku i Sali Berishës për vilën e Enver Hoxhës 20 vjet më parë

March 1, 2026
“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

March 1, 2026
Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

March 1, 2026
Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

March 1, 2026
Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

March 1, 2026
Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

March 1, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Protestat e dhunshme si terapi në grup

March 1, 2026
Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

March 1, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

March 1, 2026
Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In