Klubi i njohur francez, Le Havre ka njoftuar se mbrojtësi i skuadrës, Samba Diop ka ndërruar jetë. Në faqen zyrtare të skuardës thuhet se mbrojtësi 18 vjeçar ka ndërruar jetë në shkaqe të panjohura. Ndeshja e paraparë për tu zhvilluar sot ndërmjet Le Havre dhe Reims është shtyrë për shkak të kësaj tragjedie.