Të paktën 15 persona janë plagosur, dy prej të cilëve rëndë, pasi një autobus që po transportonte adoleshentë nga Uellisi për në lindje të Francës, doli nga rruga dhe u rrokullis.
Raportohet se autobusi, i cili ishte nisur nga veriu i Uellsit, po shkonte për në Itali dhe u përplas në një hendek në magjistralen “A39” në Lons-le-Saunier, afër kufirit zviceran.
Shumica e udhëtarëve në autobus ishin të moshës 14 deri 17 vjeçe, ndërsa të lënduarit janë adoleshentë, raporton BBC, përcjell Express.
Në shoqërimin e 44 adoleshentëve ishin edhe katër të rritur./a.m.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/90495972-crash1_1469279968-8085718.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/90495965-francejura464jul16_1469279968-1636310.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/90496033-crash2_1469279968-897000.jpg)