• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Franca, vendi i 3-të në Europë që kalon 100 mijë vdekje nga COVID/ Variantet e reja të virusit po e bëjnë situatën më të vështirë

by Java News
16/04/2021 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca ka kaluar numrin e 100.000 vdekjeve të regjistruara nga Corona. Kjo e bën Francën vendin e parë fqinj të Gjermanisë që e kalon këtë vlerë simbolike. Autoritetet raportuan 296 vdekje të tjera – duke e çuar numrin e vdekjeve të raportuara në 100.073.

Deri tani, qenë vetëm Italia dhe Britania e Madhe që e kishin kaluar numrin 100.000 të vdekjeve në Evropë. Në plan botëror, Franca, me 67 milionë banorët e saj, është vendi i tetë që e arriti këtë numër.

Variantet e reja të virusit e bëjnë situatën më të vështirë

Franca është goditur rëndë nga pandemia e Covid-19. Me shfaqjen e varianteve të reja të virusit, infektimet me Corona dhe vdekjet po shtohen përsëri në Francë. Presidenti francez Emmanuel Macron shkroi në Twitter se asnjë fytyrë apo emër i të vdekurve nuk do të harrohet.

Lionel Petitpas, president i një shoqate të viktimave të Covid-19, i tha agjencisë së lajmeve AP se bëhet fjalë për kalimin e një pragu të rëndësishëm. Pas muajsh mësimi me krizën, ky numër, i cili nuk besohej se do të arrihej kurrë, depërton në mendjet e njerëzve.

Vala e tretë ende nuk ka mbaruar

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal njoftoi të mërkurën se do të mbahet një përkujtimore për të vdekurit – por nuk dha detaje dhe kohë. Ai gjithashtu paralajmëroi se Franca nuk e ka lënë pas valën e tretë të epidemisë – por kishte sinjale inkurajuese.

Masat e Coronas aktualisht janë ashpërsuar në të gjithë Francën. Shumica e dyqaneve janë të mbyllura dhe liria e lëvizjes së njerëzve në vend është e kufizuar. Macroni i shpalli masat dy javë më parë. Më parë kishin dhënë alarmin në veçanti spitalet e mbingarkuara.

Sidoqoftë, rregullat e reja janë shumë më pak të rrepta se në të kaluarën. Por prej disa muajsh në Francë ka kufizime të rrepta për daljen natën./DW

g.kosovari

Next Post
Meta e nis ditën i buzëqeshur nga Saranda dhe uron qytetarët: Një të diel relaksuese

Paralajmërimi i Metës: Gjëra më të rënda do të dëgjoni ditët në vijim! Unë jam shumë i qetë, kam shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com