• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Franca ul kufirin e shpejtësisë me makinë në 80 km/h, ja sa janë limitet e rrugëve në Europë

by Java News
01/07/2018 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e diel, Franca ka ulur kufirin e shpejtësisë së lejuar për rrugët interurbane me dy korsi në 80 kilometra në orë, nga 90 km/h, duke iu bashkuar shteteve europiane që aplikojnë limite të tilla të ulëta.

Në Europë, limiti për këto rrugë varion nga 70 km/h deri në 100 km/h. Ashtu si Shqipëria, limitin prej 90 km/h e zbatojnë edhe Kroacia, Greqia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Maqedonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, shtetet baltike dhe Çekia.

Ndërkohë, në Gjermani shpejtësia e lejuar për këto rrugë është 100 km/h. Ndërsa në autostrada nuk ka vendosur limit, por llogaritet që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me një shpejtësi mesatare prej 120 km/h.

Një shpejtësi shumë e lartë lejohet edhe në Poloni, ku limiti në autostrada është 140 km/h.

Austria zbaton kufij prej 100 km/h për rrugët interurbane dhe 130 km/h për autostradat. Britania ka një shpejtësi maksimale prej 60 miljesh në orë (96.6 km/h) dhe 70 mph në autostradë.

Shtetet më strikte

Suedia nuk i preferon shpejtësitë e larta dhe kufiri në rrugë jashtë zonave urbane është 70 km/h, ndërsa në autostrada vetëm 110 ose 120 km/h.

Por kufijtë e shpejtësisë shpesh merren edhe si masa ndaj vdekshmërisë së rrugëve. Gjermania, Britania dhe Irlanda janë në krye kur vjen puna te siguria rrugore, me përkatësisht 4.2, 2.8 dhe 3.5 vdekje për 100 mijë banorë.

Ndërkohë, shtetet europiane me vdekshmërinë më të lartë janë Rumania dhe Bullgaria me 9.6 dhe 9.9 vdekje për 100 mijë banorë. Të dyja vendet zbatojnë kufij shpejtësie prej 90 km/h në rrugë interurbane dhe 130 km/h në autostrada.

Edhe Serbia paraqet një numër të lartë vdekjesh në rrugë, për shkak se kufiri i shpejtësisë shpesh nuk respektohet.

Në rrugë kombëtare Serbia aplikon një limit prej 80 km/h, ndërsa në autostrada ajo e ka rritur së fundmi shpejtësinë në 130 km/h nga 100 km/h, për t’iu përshtatur limiteve të shteteve fqinje.(scan)

Next Post
Kroacia mbron “nderin” ballkanas, Danimarka përkulet para Rakitiç

Kroacia mbron "nderin" ballkanas, Danimarka përkulet para Rakitiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In