• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Franca regjistron rastet më të larta ditore me COVID që nga fillimi i pandemisë/ 10 mijë te infektuar në 24 orë

by Java News
11/09/2020 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca ka regjistruar pothuajse 10,000 raste të reja me koronavirus në 24 orë, duke shënuar rekord të numrit të të infektuarve brenda një dite prej kur ka nisur pandemia.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 9,843 raste të reja të konfirmuara me sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus, duke tejkaluar rekordin e një dite më parë, për gati 900 më shumë persona të infektuar.

Të dhënat janë publikuar në prag të takimeve kyçe të ministrave dhe ekspertëve shëndetësorë rreth ashpërsimit të masave, me qëllim të luftimit të virusit.

Franca gjendet e shtata në listë sa i përket numrit të të vdekurve me koronavirus në nivel botëror.

Më shumë se 30,800 persona kanë vdekur në këtë shtet për shkak të sëmundjes COVID-19.

Numri i personave në kujdes intensiv është rritur ditëve të fundit në Francë.

Ndonëse spitalet ende janë larg shifrave të muajit prill sa i përket të hospitalizuarve, ekzistojnë shqetësime për vështirësitë që mund t’i sjellë sistemit shëndetësor rritja e numrit të personave të sëmurë.

Franca ka publikuar më herët gjatë këtij muaji një pako masive ekonomike, me qëllim të uljes së shkallës së dëmit të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

E quajtur “Rilindja e Francës”, pakoja synon të ulë shkallën e papunësisë, duke përfshirë edhe uljen e taksave për bizneset.

g.kosovari

Next Post
“Nuk fjeta gjithë natën”/ Vuçiç tregon sikletet para takimit: Në Washington mund të ulesha në dysheme sepse…

“Nuk fjeta gjithë natën”/ Vuçiç tregon sikletet para takimit: Në Washington mund të ulesha në dysheme sepse…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

August 28, 2026
“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

August 28, 2026
Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

August 28, 2026
Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

August 28, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

“Daily Mail”: Tirana, destinacioni më ekonomik në Evropë

August 28, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

August 28, 2026
Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com