• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Franca pro metodologjisë së BE për zgjerimin, vendimi për negociatat merret në mars

by Java News
07/02/2020 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca mirëpriti propozimin e Bashkimit Europian për pranimin e anëtarëve të rinj, qasje e cila mund të lehtësojë fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore pas vetos së vitit të kaluar të presidentit Emmanuel Macron.

“Ky është një hap në drejtimin e duhur, një ndryshim i vërtetë që propozohet. Një ndryshim i rëndësishëm dhe pozitiv”, i tha një zyrtar i Elysee-së agjencisë Reuters.

I pyetur nëse reforma e propozuar ishte e mjaftueshme për të kapërcyer kundërshtimet e Francës, zyrtari tha se Parisi do të konsultohet edhe me vendet e tjera të bllokut përpara vendimmarrjes.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Olivér Várhelyi zbuloi më herët këtë javë metodologjinë e re. Ajo u jep vendeve anëtare fuqinë për të ngadalësuar apo për të përmbysur procesin e pranimit, apo dhe rifillimin e tyre nëse vërehet ngadalësim i reformave.

Reformimi i metodologjisë së pranimit të vendeve të reja në Bashkimin Europian u imponua nga Franca, presidenti i së cilës bllokoi me veto fillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Komisioni i Bashkimit Europian duhet të plotësojë edhe kërkesat e Francës, në mënyrë që jo të pranojë fillimin e bisedimeve me dy vendet e Ballkanit Perëndimor përpara samitit të Zagrebit në maj të këtij viti. /e.s/

Next Post
VIDEO+FOTO/ 27 vite i martuar dhe me dy vajza, prezantuesi i famshëm nuk i mban lotët kur deklaron se është gay

VIDEO+FOTO/ 27 vite i martuar dhe me dy vajza, prezantuesi i famshëm nuk i mban lotët kur deklaron se është gay

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com