• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Franca përkujton viktimat e Parisit, Hollande flet për luftë kundër ISIS

by A R
27/11/2015 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë Francën, flamujt kombëtarë me ngjyrat blu – e bardhë – e kuqe do të valëviten nëpër ndërtesa sot, në shenjë solidariteti me 130 personat e vrarë nga terroristët dy javë më parë në Paris. Dhe në një bulevard të madh, presidenti Hollande do u bëjë thirrje qytetarëve të vajtojnë vdekjet e tyre, në një ceremoni kombëtare. Të mbijetuarit e sulmit do të jenë të ftuar nderi përgjatë familjeve në zi të atyre që u vranë, si dhe diplomatëve që përfaqësojnë vendet nga vinin viktimat jo franceze.

Vendgrumbullimi është i mbushur me simbolizëm.

203328

Parisi ka shumë sheshe publikë të gjerë, por Esplanade des Invalides qëndron përpara muzeve dhe monumenteve që nderojnë shekuj të tërë madhështi ushtarake të Francës. Eshtrat e Napoleon Bonapartit janë aty pranë.

Eshtë një vend i përshtatshëm për Hollande, pasi u ka rënë daulleve të luftës kundër ISIS, gjatë gjithë javës.

Që nga sulmet e 13 nëntorit, Franca ka qenë në luftë me grupin islamik, ka thënë Hollande, dhe ai është betuar ta shkatërrojë. Të hënën, avionët francezë nisën sulmet kundër ISIS, që nga aeroplanmbajtësja, Charles de Gaulle.

Dhe kalendari i Hollande u mbush me takime me udhëheqës botërore – duke filluar me kryeministrin britanik, David Cameron, të hënën, dhe përfunduar me një vizitë në Moskë, për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, të enjten.

Cameroni u bëri thirrje britanikëve “që të veprojnë tani, për t’u mbrojtur nga terrorizmi që është parë në rrugët e Parisit dhe gjetkë”. Por opozita laburiste ka thënë se do të kundërshtojë propozimin e Kryeministrit për të zgjeruar sulmet ajrore britanike edhe në Siri.

Rusia nuk është pjesëtare e koalicionit global kundër ISIS, ndonëse të enjten, Putini tha se vendi i tij është gati të bashkëpunojë me koalicionin.

Por ka një konflikt interesash në qasjen e Rusisë ndaj Sirisë, dhe atë të aleatëve perëndimorë. Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti autokrat, Bashar Al Assad duhet të largohet që të ketë paqe, në një shtet të dërrmuar prej luftës, që nga viti 2011 – një ide që e mbështet edhe Franca.

Rusia është një aleate e Assadit.

Po kështu, Franca dhe Britania janë tashmë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, që ka bombarduar pozicionet e ISIS, ndërkohë që Rusia po kryen sulme kundër ISIS, por edhe kundër grupeve të tjerë më të moderuar anti Assad. Dhe Rusia është koordinuar me forcat e presidentit sirian.

Si për t’i hedhur benzinë zjarrit, Turqia, një anëtare e NATO-s dhe kundërshtare e vendosur e Assadit, rrëzoi një avion rus në kufirin e saj këtë javë, dke thënë se ai i kishte shkelur hapësirën ajrore dhe kishte injoruar disa paralajmërime. Rusia thotë se avioni është goditur në hapësirën siriane.

Hollande bisedoi edhe me presidentin Obama, por SHBA nuk ka treguar shenja të qarta të lëkundjes nga betimi për të mos dërguar trupa tokësore kundër ISIS. Gjermania është e penguar nga kushtetuta për të marrë pjesë në sulme jashtë kufijve të saj, por kur kancelarja Merkel u takua me Hollande, duket se ajo është bindur. Në një ndryshim të qëndrimit të saj të mëhershëm, Gjermania ka angazhuar katër avionë zbulimi të teknologjisë së lartë si dhe ndihmë logjistike për të luftuar kundër ISIS, sipas Spiegel Online. “Kur presidenti francez më kërkon që të mendojmë shumë për cfarë mund të bëjmë më shumë, atëherë është përgjegjësi e imja që të mendoj më shumë”, u tha Merkeli gazetarëve të mërkurën.

Teksa Franca vajton të vdekurit, një prej të dyshuarve kryesorë të sulmeve është ende i lirë. Ka kaluar më shumë se një javë që kur ka dalë mandat-arresti ndërkombëtar për të dyshuarin Salah Abdeslam. Hetuesit nuk kanë dhënë ende hollësi se cili ka qenë roli i tij në serinë e koordinuar të sulmeve, por policia thotë se Abdeslami mund të ketë transportuar me makinën e tij kamikazët në Stade de France, dhe më pas ka shkuar në një tjetër lagje të Parisit. Gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në një makinë të lidhur me sulmet. /CNN

Next Post

Era Istrefi nuk ka "turp", tymos hashash në ambiente publike (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Raporti i “Eurostat”: Rreth 58% e popullsisë në Shqipëri, në moshë pune! Tirana mbi mesataren e BE-së

November 6, 2026
Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

Reforma e pensioneve gati në 2028/ Ministrja Ibrahimaj: Vitin tjetër dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve, shmangim spekulimet

November 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

FOTO / Spiropali mesazh të koduar: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…

November 6, 2026
Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

November 6, 2026
‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

November 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

November 6, 2026
Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In