• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Franca ka një qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

by A R
13/10/2025 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe disa personalitete pak të njohura për publikun, sikurse mësohet nga lista që publikoi pallati Elysée.

Në post vazhdojnë të mbeten ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot, ministri i Ekonomisë dhe Financave Roland Lescure, ministrja e Kulturës Rachida Dati dhe ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin. Lescure konsiderohet si aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron. Ministrja e deritanishme e Punës dhe Shëndetësisë Catherine Vautrin do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes. Ministër i ri i Brendshëm do të jetë prefekti i policisë së Parisit Laurent Nuñez. Ai do të zëvendësojë ministrin e mëparshëm të Brendshëm konservatorin Bruno Retailleau. Ministër i ri i Punës është emëruar shefi i hekurudhës shtetërore SNCF, Jean-Pierre Farandou. Ish-drejtuesja e Organizatës së Mjedisit WWF në Francë, Monique Barbut, do të jetë ministre e Mjedisit.

Afati kushtetues për buxhetin 2026
Përpara se të prezantonte kabinetin e ri qeveritar, Lecornu u takua për konsultime me presidentin Emmanuel Macron në pallatin Élysée. Sipas një zëdhënësi të presidentit buxheti për vitin 2026 duhet të paraqitet deri të mërkurën (15.10.2025), në mënyrë që të respektohet afati kushtetues. Lecornu ndodhet para detyrës për të ulur deficitin e lartë buxhtor të Francës. Konservatorët kërkojnë shkurtimin e shpenzimeve, ndërsa liberalët e majtë taksën për miliarderët dhe pezullimin e reformës së diskutueshme të pensioneve që ndërmori Macron.Kryeministri nuk e ka përjashtuar një dorëheqje tjetër, në rast se dështon miratimi i buxhetit. Kabineti i mëparshëm i tij përpara një jave nuk mbijetoi as 14 orë, kur ai u detyrua të kërkojë dorëheqjen. Të premten (10.10.2025) Lecornu u emërua sërish nga Macron në detyrën e kryeministrit.

Next Post
Zbulohen 4000 rrënjë kanabis në Shkodër, e pësojnë kryetarët e fshatrave

Zbulohen 4000 rrënjë kanabis në Shkodër, e pësojnë kryetarët e fshatrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In