Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se duhej t’i jepej fund agresionit rus gjatë këtij viti për të përshpejtuar humbjen e Rusisë.
“Ne duhet t’i japim fund agresionit rus pikërisht këtë vit dhe të mos shtyjmë asnjë nga aftësitë mbrojtëse që mund të përshpejtojnë humbjen e shtetit terrorist”- u shpreh Zelensky në Telegram.
Ai falënderoi presidentin francez Emmanuel Macron dhe bëri me dije se Ukraina do të merrte automjete të blinduara nga Franca po ashtu edhe tanke me rrota të prodhimit francez.
“Ne kemi rezultate të reja dhe të fuqishme nga maratona jonë diplomatike – tha ai duke iu referuar bisedës së tij telefonike me presidentin francez . Franca e çon mbështetjen e mbrojtjes evropiane për Ukrainën në një nivel të ri dhe falënderoj presidentin Macron për këtë udhëheqje. Ne do të marrim më shumë automjete të blinduara dhe në veçanti tanke me rrota të prodhimit francez”- tha presidenti ukrainas.
Ndërkohë një shpërthim i fortë u dëgjua mbrëmë në Melitopol, një qytet i pushtuar nga forcat ruse në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës jugore, tha Vladimir Rogov, një anëtar i bordit të administratës rajonale i emëruar nga Moska, për shtypin rus Ria Novosti. Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.
/s.f