• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Franca, Holanda dhe Gjermania“PO” hapjes së negociatave”/ Rama: Marrëdhëniet tona të shkëlqyera

by Java News
10/11/2021 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka nisur sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Ata i janë drejtuar së bashku Kryeministrisë ku patën një takim mes tyre dhe tashmë janë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në një dalje për mediat, kreu i qeverisë nënvizoi se Holanda mbështet pa rezerva integrimin europian të Shqipërisë dhe konferencën e parë ndërqeveritare.

Rama u shpreh se Holanda, ashtu si Franca dhe Gjermania mbështesin integrimin e Shqipërisë, mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, por shtoi se problem mbetet vetoja bullgare.

“Ky është një moment shumë i veçantë, që të kemi sot këtu në Tiranë kryeministrin Mark Rutte. Iu desh të fitonte katër palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Kjo ndodh edhe në një moment shumë pozitiv në marrëdhëniet tona, mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës dhe dy qeverive kur Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

Impakti i Holandës në Shqipëri rritet vit pas viti, përmes projekteve nga ana tjetër për arsye të rritjes së pranisë së biznesit holandez në Shqipëri, që nga “SHELL”, një nga simbolet dhe arkitektët dhe përtej këtyre, turistët holandeze, kemi një rritje të përvitshme, që shpresojmë se do të vazhdojë në vitet e ardhshme. Kemi folur me kryeministrin në fushën e sigurisë dhe krimit të organizuar dhe progresi bërë do të rritet dhe prej kësaj do të përfitojnë të dyja palët.

Kemi folur edhe për mundësinë, e kam kërkuar unë, që Holanda të mbështesë një përafrim më të shpejtë të universiteteve tona me ato Europiane. Por edhe një qasje më të hapur ndaj të rinjve në zonat rurale. Franca, Holanda dhe Gjermani janë gati për tu ulur në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë për të nisur negociatat, por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
“Ka ardhur koha të jemi të drejtë”/ Rutte: Shqipëria ka bërë shumë për negociatat!

"Ka ardhur koha të jemi të drejtë"/ Rutte: Shqipëria ka bërë shumë për negociatat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com