• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Franca, flakë për flakë!

by Pajtim Bello
18/01/2021 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Kancelaritë e ish-perandorive europiane e ndiejnë lagështinë edhe nëse shiu bie në Himalaja.

Nëse vrenjten maja e Himalajës në Paris hapen çadrat. Më shpejt se të mësonim që kryeministri Edi Rama kishte bërë një “kritikë” për vendet e BE dhe adresim më konkret për Francën, dëgjuam ofshamën për dhimbjen që iu shkaktua Francës. Me sa duket edhe qimja rëndon shumë në shpinën e të mëdhenjve.

Them qimja sepse kritika e kryeministrit tonë është një qime floku krahasuar me rëndësinë e problemit dhe shqetësimit që ai shtron në mënyrë të përsëritur ndaj vendeve të BE.

Pa dyshim se ambasada franceze në Tiranë bën detyrën e vet, mbron nderin e Republikës së vet dhe mirë bën. Por ku ka gabuar kryeministri ynë? Çfarë tha ai që iu qëndroi kaq rëndë BE dhe Francës?

Kryeministri nuk kërkoi llogari, as akuzoi. Thjesht iu kujtoi një premtim të tyre dhe iu bëri thirrje për ta mbajtur atë. E thënë hapur, iu bëri thirrje për të mundësuar shpëtimin e jetëve edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nëse u fol për cinizëm dhe egoizëm gjithçka ishte e adresuar për një rast konkret. Edhe ne qytetarët e Ballkanit Perëndimor kujtonim se ishim të rreshtuar me qytetarët e BE dhe ende kujtojmë.

Mbase ne padrejtësisht kemi kujtuar se një jetë njeriu vlen njësoj si në BE apo në Ballkanin Perëndimor dhe në çdo skutë të botës.

Kujtonim se po luftonim ndaj të njëjtit armik, pra ishim në një betejë të përbashkët; ku ne shqiptarët do të ishim të gatshëm të jepnim nga gjëja jonë për qytetarët e BE, gjë që nuk kemi munguar ta bëjmë; jo vetëm në këtë rast, por edhe herë të tjera.

Historia është dëshmitare.

Kur të bëhet thirrje për të shpëtuar jetë njerëzish jo vetëm në shtëpinë tënde, nuk ka vend të thuhet se në thirrje ka doza cinizmi apo egoizmi.

Cinizmi dhe egoizmi janë dukuri të të mëdhenjve, të atyre që kanë mundësi dhe sidomos kur ato mundësi nuk i ndajnë me të tjerët.

Sa mirë do të ishte sikur në vend të notës, ambasada franceze të kishte dërguar qoftë edhe dy doza vaksine për të vaksinuar një infermier, që ne ta falënderonim nga zemra për gjestin edhe pse do të ishin dy doza; dhe kjo sepse dy doza janë një jetë!

Ah sikur vendet e BE ta ndiejnë njerëzisht atë që foli kryeministri ynë dhe të reagojnë për mirë! Kjo do të thoshte se BE ndjen që na ka pjesë të sajën edhe pse jo ligjërisht.

Nga qindra miliona dozat që po marrin dhe të ndajnë disa dhjetra apo qindra mijëra. Për vendet e BE do të thoshte të shtynin një javë apo 10 ditë më tej periudhën e vaksinimit, por ne do ta ndienim shumë këtë veprim njerëzor.

Le të presim e shpresojmë të ndodhë ajo që nuk ndodhi. Sa më pak nota diplomatike dhe më shumë vaksina. Vaksinat flasin më shumë se notat diplomatike.

Next Post
97 ditë nga zgjedhjet/ KQZ në negociata për identifikimin biometrik, Pelinku: Ngelet në dorë të vullnetit politik

97 ditë nga zgjedhjet/ KQZ në negociata për identifikimin biometrik, Pelinku: Ngelet në dorë të vullnetit politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

March 17, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

March 17, 2026
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

March 17, 2026
“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

March 17, 2026
Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedime të thelluara dhe konstruktive mbi çështjet ekonomike dhe tregëtare në Paris

Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedime të thelluara dhe konstruktive mbi çështjet ekonomike dhe tregëtare në Paris

March 17, 2026
Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

March 17, 2026
Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In