Franca ka fituar miqësoren e luksit ndaj Anglisë, të cilën e mposhti me rezultat 3:2
Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore të ngushtë 3:2 ndaj Anglisë, në miqësoren e luksit të zhvilluar në stadiumin Stade de France.
Franca këtë ndeshje e fitoi me 10 lojtarë, pasi nga minuta e 47’ me të kuq u ndëshkua qendërmbrojtësi Raphael Varane.
Golat për Francën në këtë ndeshje i shënuan Umtiti, Sidibe dhe Dembele, ndërsa për Anglinë të dy golat i realizoi sulmuesi Harry Kane, përgatiti ”Express”. (b.an)











