Franca ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trumnp, për ta pezulluar emigrimin nga disa vende me popullatë shumicë myslimane.
“Kjo vetëm mund të na brengosë neve”, tha sot ministri i jashtëm i Francës Jean-Marc Ayrault.“Mirëpritja e refugjatëve të cilët lagohen nga lufta dhe shtypja është pjesë e detyrës sonë”, tha ministri francez në Paris, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me zyrtarin e lartë gjerman, Sigmar Gabriel, transmeton rel.
Mbrëmë Trump ka nënshkruar disa urdhëra ekzekutivë, me të cilët refugjatëve nga Siria u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe suspendohen vizitat e shtetasve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane.