Franca dhe Gjermania kërkojnë që Shqipëria të heqë nga duart e popullatës armët dhe municionet luftarake para se vendi të bëjë hapa të tjerë për anëtarësimin në BE.
Drejtori i Ministrisë Federale Gjermane të Punëve të Jashtme, Marcus Bleinroth, tha se kjo çështje duhet trajtuar me përparësi.
“Vetëm në këtë mënyrë ju mund të bëheni dhe anëtarë të BE”, tha Marcus Bleinroth.
Ambasadori Special për Rrezikun nga Krimi Ndërkombëtar, në ministrisë e jashtme franceze, Jean-Claude Brundet u shpreh se trafikimi i armëve është një kërcënim global.
“Trafikimi i armëve të kalibrit të vogël dhe të mesëm është kërcënim për të gjithë”, u shpreh Jean-Claude Brundet.
Gjatë prezantimit të “Udhërrëfyesit 2024 për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor”, zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se Shqipëria ka forcuar kontrollet kufitare me qëllim parandalimin e trafikimit të armëve. /e.s/