• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka/ Ekspertja shprehet ndryshe në akt e ndryshe në takim

by Java News
08/10/2021 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Naime Manaj pretendon se bashkëfshatari prej 10 vjetësh i ka zënë rrugën që të çon tek prona e saj. Ka vënë një gardh dhe ka bërë një ndërtim të vogël pa leje në mes të rrugës.

Pasi hap proces gjyqësor ekspertiza i thotë se rruga është 155 m e gjatë dhe rreth 4 m e gjerë e duhet liruar. Por në aktin e ekspertizës nuk shprehet aq qartë sa në takim. Gjykata vendos në favor të palës tjetër, pasi edhe pse Bashkia Selenicë na kërkuar të hapet rruga, sipas gjykatës nuk është zonë e menaxhuar dhe aty nuk ka rrugë, ndërkohë që faktet dhe dëshmitarët flasin ndryshe. Mos menaxhimi i parcelave nga ASHK dhe regjistrimi i pronave AMTP të banorëve ka nxjerr në pah këtë problematikë.

Naime Manaj ankohet në Fiks Fare për një nga banorët e fshatit të saj që i ka zënë rrugën bujqësore prej 10 vitesh duke mos i lënë mundësi të shkojë tek rruga e saj. “E kish rrethuar me gardh, por bashkia mori vendim që të prishej gardhi dhe të hapej rruga. Në mes të rrugës ka edhe një ndërtim pa leje.” thotë ajo. Sipas saj ai nuk është kufitar me zonjën dhe kufizohet me rrugë, ndaj nuk mund të përvetësoj pronën publike, duke i hequr asaj të drejtën të shkoj tek toka. Zonja Manaj pretendon se palën kundërshtare e mbron edhe kryeplaku i fshatit i cili e ka krushk “kërkon që të më hap mua rrugë diku tjetër , por ajo tokë ka pronarë të tjerë” shprehet denoncuesja. Ajo thotë që procesin gjyqësor e humbi dhe se gjykata tha se aty nuk figuron rrugë, pasi ekspertiza thotë që është xhade. Ndërkohë që xhadja nuk është në perëndim, në perëndim është rruga.

Fiks Fare kontaktoi nëpërmjet telefonit edhe me kryeplakun e fshatit. Në fillim të bisedës ai shprehet që aty ka qenë rrugë bujqësore, por shumë shpejt e mohon duke thënë se aty nuk ka qenë rrugë bujqësore, por rrugë që kalonin gomarët dhe se aty s’kanë kaluar kurrë makinat. “Zonjës i kemi thënë që do t’i hapim rrugë në vend tjetër dhe jo aty. Ka rregulla loja, e vendos pleqësia e fshatit dhe jo ekspertja dhe zonja se ku do të kalojë për në pronën e saj” thotë ai. Ai i jep gazetarëve numrin e telefonit të palës tjetër, për të cilën ankohet zonja, por thotë se me shumë mundësi e janë në Greqi. Pasi gazetarët i marrin në telefon numri del i fikur. Megjithatë pavarësisht pretendimeve dhe aktit të pa qartë të ekspertes topografike zotëria e ka fituar procesin gjyqësor në shkallë të parë. Çështja është apeluar.

Fiks Fare intervistoi edhe një banor të fshatit i cili ka qenë nën kryetar i komisionit të ndarjes së tokës në 1992. Ai duke qeshur thotë “nuk e di se çfarë ka thënë kryeplaku, por unë di të them se aty ka qenë rrugë bujqësore ku kalonin zetorët, makineri etj”.

Ekspertja topografe Gjyzela Alibehaj nuk shprehet qartë në aktin e ekspertizës dhe nuk pranoi të flasë për Fiksin edhe pse u kontaktua disa herë.

Zonja Naime Manaj ka regjistruar me audio avokatin e saj dhe eksperten para procesit gjyqësor ku gjatë bisedës ai dhe ekspertja ja bëjnë të sigurt që ajo ka të drejtë dhe rruga duhet hapur. Ligjërisht ky takim nuk duhet të bëhej dhe ekspertja i thotë që nuk duhet të na shohin bashkë e të dalim në anë të kundërta nga zyra. Eksepertja nuk ka të drejtë ligjore të takojë asnjë nga palët në proces gjyqësor.

Ekspertja para gjyqit në takim i referohet ‘rrugë’ dhe i thotë t’i ke të drejtë, por në aktin e ekspertizës e quan ‘xhade’, sipas saj xhadja nga rruga ndryshon, pasi xhadja sipas saj është e shtruar, rruga bujqësore jo. Pasi merret vendimi dhe gjyqin e fiton pala tjetër, zonja takon sërish eksperten e cila thotë se “nuk e kam idenë si e ka marrë këtë vendim gjykata pasi ti ke të drejtë. Unë kam bërë një gabim që e kam shënuar xhade, por duhet ta kishte mbrojtur avokati. Unë nuk mund të shprehem në vendim që rruga duhet liruar, nuk mund të jep aq e drejtpërdrejtë, por për mua ti ke të drejtë”.

Gjithashtu ekspertiza thotë që është i çuditshëm fakti që pala tjetër e solli aktin e marrjes së tokës në pronësi vetëm në seancën e fundit, pasi gjithë kohën pretendoi se i kishte humbur. Sipas saj edhe në AMTP duket qartë që aty është rrugë. Por duke qenë që ju nuk e keni menaxhuar në hipotekë, nuk e keni regjistruar nuk del rruga. Mungesa e menaxhimit të asaj parcele që del bosh , ka sjellë edhe këto probleme.

Pavarësisht se gjykata i referohet aktit të ekspertes si Akt Topografik, ekspertja thotë që nuk ka marrë topograf për të nxjerr metrat e zotërisë, ka bërë vetëm matjet e rrugës dhe rruga është aty e duhet të lirohet, pasi sipas saj ai kufizohet me rrugë, duhet të heq gardhin dhe ndërtimin pa leje që ka bërë në mes të rrugës.

E kontaktuar nga Fiks Fare nëpërmjet telefonit, ekspertja tha që ndodhet në gjykatë dhe do të na sqaronte më vonë. Gazetarët e marrim edhe dy herë të tjera pas kësaj telefonate dhe ajo nuk e hap më telefonin duke mos pranuar të përgjigjet për rastin./m.j

Next Post

Për gjithë ata që mendonin se “po përdornin Berishën, kundër Bashës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In