• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fqinjët të tronditur pas vrasjes së dy vëllezërve në Roskovec: Hanin e pinin bashkë! Ja nga nisi konflikti

by S T
11/09/2024 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Roskovecit janë të tronditur nga vrasja e dyfishtë e dy vëllezërve Kurtaj ditën e djeshme. Për Report Tv, ata flasin për raportet mes dy familjeve Kurtaj dhe familjes së autorit Kuka. Të gjithë banorët e zonës i përshkruajnë marrëdhëniet mes tyre shumë të mira, madje i quajnë si vëllezër, që hanin e pinin në banesat e njëri-tjetrit.

Një sherr i fëmijëve më datë 9 shtator ka çuar në përplasjen e djeshme mes Altin Kukës dhe dy vëllezërve Gramoz e Lavdimir Kurtajt, 52 dhe 46 vjeç, që përfundoi në vrasje.

“Ai që i plagosi, që është në burg, rrinte tek ata, hante pinte. Shkonin si vëllezër. Vetëm nga kalamajtë nisi sherri. I vrau me automatik.

Nuk kishin asgjë. U shokuam, ngelëm pa fjalë, nuk themi dot gjë. Nuk kishin ngatërresa më parë. Po nga sherri i fëmijëve, nuk e prisnin as nga Altini, as nga këta. Njerëz punëtorë, të nderuar. Autori u dorëzua vetë në polici, me makinë vetë shkoi.

Hanin e pinin bashkë, ishin si vëllezër. U zunë kalamajtë, djemtë zihen, por është puna që i nda i madhi”, thonë banorët e zonës për Report Tv.

Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramos Kurtaj, aty ka mbërritur 49-vjeçari Altin Kuka bashkë me të birin 21 vjeç në Kurjan të Roskovecit, për t’u sqaruar pas konfliktit që kishte pasur i biri me djalin e Gramos Kurtajt.

Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka degraduar në fyerje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit. Ndërkohë, 49-vjeçari Kuka, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit.

Pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë Fier bashkë me armën e krimit. Policia po punon për të zbardhur motivin e sherrit të të rinjve që çoi në vrasjen e dyfishtë. Mësohet se autori Kuka ishte i adoptuar nga tezja e tij, ndërsa po ashtu edhe një prej vëllezërve ishte adoptuar nga xhaxhai.

Për banorët e fshatit, kjo është një ngjarje e rëndë dhe janë të tronditur, pasi ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në këtë fshat. Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë, në një lokal në hyrje të qytetit të Roskovecit, një i mitur 15-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë një 39-vjeçar për shkaqe banale./Shqiptarja.com

Next Post
Militantët e PD presion SPAK-ut, Noka kërcënon Dumanin me vdekje: Fundin do e kesh si Koçi Xoxe

Militantët e PD presion SPAK-ut, Noka kërcënon Dumanin me vdekje: Fundin do e kesh si Koçi Xoxe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In