• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fqinjët: E vrau Klaritën për xhelozi/ Arrestohet në spital Artan Ismalaja

by Java News
06/07/2021 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arrestuar  51-vjeçarin Artan Ismalaja, pasi ditën e djeshme në fshatin Bubq të Krujës vrau gruan me thikë. Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i 51-vjeçarit është bërë në ambientet e spitalit.

Ismalaja u dërgua dje në spotal sepse tentoi të vrasë veten menjëherë pasi masakroi gruan me thikë, duke i shkaktuar vdekje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja  e rëndë ndodhi paraditen e djeshme, pranë një magazine të Bubqit. Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë, ndërsa Artani zotëron një servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

51-vjeçari ka goditur me thikë gruan brenda automjetit të tyre dhe më pas tentoi vetëvrasjen, duke goditur veten. Ka qenë roja i biznesit që ju afrua makinës dhe pikasi trupat e tyre të mbuluar me gjak.  Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Për të shmangur dëshmitarët, Artan e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq për të ndaluar brenda një muri rrethues, që i përket një fasonerie.

Ndërkohë, fqinjët e prindërve të Klarita Ismalaja jashtë kamerave kanë thënë se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti për xhelozi. Kohët e fundit mes tyre kishte nisur dhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babain e 45-vjecares.

Ajo i kishte kërkuar Artanit, bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq. Rastësi ose jo por ai i morri jetën nënës së dy djemve në Bubq rreth orës 10.45.

g.kosovari

Next Post
‘Do jetë aty për gjenerata të tëra’/ Rama për Petrit Rukën: Kur të famshmëve do t’u jetë harruar emri, veprat dhe t’u jetë tretur fama

'Do jetë aty për gjenerata të tëra'/ Rama për Petrit Rukën: Kur të famshmëve do t’u jetë harruar emri, veprat dhe t’u jetë tretur fama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In