Një makinë, me pesë persona brenda saj, ka mbetur poshtë një betoniere, pasi kjo e fundit u përplas dhe më pas ra mbi të. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në Mindanao Avenue në Quezon City, Filipine, nga ku humbi jetën shoferi i makinës, ndërsa gruaja e tij së bashku me tre fëmijët dhe qenin e tyre, kanë arritur të shpëtonin.
Sipas Daily Mail, 35-vjeçari po udhëtonte me makinë Honda së bashku familjen e tij kur një betoniere humbi kontrollin e frenave dhe u përplas me të duke iu rrëzuar sipër.
Qeni ishte i pari që arriti të dalë nga makina dhe më pas dolën Marife dhe tre fëmijët Eulariza, 12 vjeç, Eugene, 8 vjeç dhe Enrico, 4, të cilët u dërguan në spital pas aksidentit.
ma.me