Thuajse 50 vjeçe, Pamela Anderson befason akoma. Në trajlerin e filmit të ri, “The People Garden”, ish-protagonistja e “Baywhatch”, shfaqet nudo duke treguar format e saj të bukua trupore, që duket se nuk i kanë ndier vitet mbi “shpinë”. Në film, Pamela interpreton Signe, një modele intriguese dhe seks-simbol të viteve ’90: një rol gjysmë-kinematografik që luan me personazhin që ka përftuar ndër vite.
Në film, i shkruar dhe drejtuar nga Nadia Litz dhe i prezantuar në Festivalin e Torontos, një vajzë udhëton në Japoni për t’i komunikuar ndarjen të fejuarit të saj këngëtar roku të famshëm, shkruan Shqip. Kur mbërrin, ai është zhdukur, pasi është parë për herë të fundit në setin e një videoje muzikore në një pyll që fsheh një sekret të errët.
ma.me