• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/Veliaj: ”Parku Olimpik” çelet në maj, do të shihni një Tiranë që vetëm punon

by Java News
27/03/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parku Olimpik i Tiranës pritet t’i hapë dyert në fund të muajit maj. Ish-kompleksi sportiv “Dinamo” është shndërruar në një hapësirë moderne sportive, e cila bën bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën, si dhe lojërat me dorë. Punimet për ngritjen e strukturës kanë përfunduar, ndërkohë që duhen edhe pak ditë që qendra moderne olimpike të hapë dyert për sportistët më elitarë të vendit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e fundit, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko. Ai theksoi rëndësinë se krahas përmirësimit të infrastrukturës, qyteti ka nevojë të zhvillojë edhe jetën kulturore dhe sportive. “Ky është një financim i përbashkët i Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare, i cili do të përfundojë brenda muajit maj. Më në fund, pas 60 vitesh, do të kemi një pallat të ri sporti. Kjo do të mundësojë që edhe në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të fillojmë një projekt të ri, që Tirana të ketë të paktën dy pole sportive”, tha Veliaj.

Duke falenderuar kryeministrin Rama dhe Ministren e Arsimit e Sportit, Lindita Nikolla, për revolucionin e kryer në transformimin e këtyre ambienteve, të cilat disa vite më parë ishin krejtësisht të braktisura, Veliaj theksoi se tashmë jeta sportive e qytetit është gjallëruar. “Sot më shumë njerëz merren me sport, kemi qindra fëmijë që janë futur në ekipe sportive, në futboll, basketboll, volejboll, dhe kthimi i Tiranës te sporti meriton edhe një kthim te një infrastrukture cilësore sportive. Jam shumë entuziast që përtej disa kantiereve shumë të rëndësishëm si Pazari i Ri, sheshi “Skënderbej”, stadiumi “Qemal Stafa” dhe “Bulevardi i Ri”, po investojmë edhe në infrastrukturën sportive sepse njerëzit nuk jetojnë vetëm me asfalt e pllaka. Por, njerëzit jetojnë edhe me art, me kulturë, e mbi të gjitha edhe me sport”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se pas hapjes së kompleksit do të zhvillohen një sërë ndeshjesh miqësore mes Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit, ndërsa shtoi se ka nisur puna për dizenjimin e pishinës olimpike. Gjithashtu, ai konfirmoi vendimin për të nisur investimin për Kopshtin Zoologjik, i cili do të pësojë një ndryshim rrënjësor, për t’u kthyer në një nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit.

“Me të mbaruar korsinë e vrapit dhe të biçikletave te Liqeni, do të fillojmë projektin e Kopshtit Zoologjik, i cili është thuajse gati”, tha ai, duke theksuar faktin se Tirana do të vijojë të jetë kantier pune. “Tirana do të vijojë të jetë një kantier pune dhe mezi presim të fillojmë disa projekte të tjera sepse vetëm puna të çon përpara. Është shumë e rëndësishme që në datën 18 qershor diferenca mes punës dhe gjumit të bëhet më e qartë se kurrë dhe besoj se ata që investohen te puna dhe jo te gjumi do shohin një Tiranë me më shumë kantiere”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Deputeti i PS, Pandeli Majko, e cilësoi Parkun Olimpik të Tiranës si një nga dhuratat më të mira që i bëhet sportit shqiptar.  Kompleksi është konceptuar në dy godina gjigante dhe moderne, ku përfshihen të gjitha federatat olimpike, palestrat përkatëse për stërvitje dhe salla e madhe e lojërave me dorë, ku do të organizohen eventet kombëtare të basketbollit dhe volejbollit. Salla e lojërave me dorë ka një kapacitet prej 1200 vendesh dhe në të do të zhvillojnë fazën përgatitore dhe stërvitjen ekipet kombëtare të lojërave me dorë. Kjo është një godinë moderne e konceptuar për të siguruar sa më shumë komoditet për sportistët dhe tifozët.

a.ç

 

 

Next Post
Ish-kreu i hetuesisë: Enver Hoxha dha urdhër për arrestimin e shkrimtarit Ismail Kadare si komplotist

Ish-kreu i hetuesisë: Enver Hoxha dha urdhër për arrestimin e shkrimtarit Ismail Kadare si komplotist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In