Pak më shumë se një javë nga ndeshja Itali-Shqipëri, zhvilluar në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, tifozeria shqiptare mesa duket është rikthyer në këtë stadium me një banderolë gjigande ku i kërkon falje Italisë për episodet e shëmtuara që ndodhën gjatë zhvillimit të asaj ndeshje.
Me ngjyrat e flamurit italian në parullë shkruhej: “Itali, Palermo ndjesë. Për Shqipërinë ishte një festë, për rrugaçët jo!”.
Në fund, një sfond i bardhë në përfundim të mbishkrimit dhe flamujt kombëtarë të shqipërisë e italisë të bashkuar me njëri-tjetrin.