Qindra qytetarë të Korçës dynden në parkun “Rinia”. Sot dita e parë e Korçës si zonë e gjelbër. Ndonëse fundjava i ka mbledhur në kodrat e qytetit për piknik dhe shëtitje familjare, sot qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë parapëlqyer të “pushtojnë” parkun.
Pavarësisht masave të lehtësuara, distancimi social nuk po respektohet nga korçarët, çka tregohet qartë edhe nga fotot e shkrepura për A2.
Korça mbetet ende me një rast aktiv, që sipas informacioneve është drejt negativizimit. E tashmë u bënë 3 javë që nuk është regjistruar asnjë rast i ri në gjithë qarkun. Liridalja pa patur nevojë për autorizim po shijohet në maksimum nga korçarët.