Kalifornia vijon të digjet.
Asnjë moment pushimi as në veri dhe as në jug.
I nxehti ka pushtuar Kaliforninë, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve.
Më shumë se 8 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë.
Në zonën e Santa Barbara janë dy vatra zjarri dhe flakët i afrohen qytetit të San Luis Obispi. Por edhe në veri vijojnë të digjen kodrat. Edhe fotot dëshmojnë për një ferr të vërtetë, gjithçka e shndërruar në shkrumb e hi.
Rreth 2300 policë dhe zjarrfikës kanë qënë në shërbim por Kalifornia është përulur përpara flakëve./a.ç